Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

303 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rishikim Chievo-Inter – Valero në vend të Gaglias, Candreva kërkon golin e parë

Rishikim Chievo-Inter – Valero në vend të Gaglias, Candreva kërkon golin e parë
Rinor Sopaj

Roma po arratiset, Interi e Lazio do provojnë që të mos e humbasin hapin. Lufta e këtyre tri skuadrave pritet të vazhdojë deri në fund të kampionatit, deri në përballjen direkte në Olimpiko në mes të Lazios dhe Interit. Dhëmbë për dhëmbë për dy vende që të dërgojnë në Ligën e Kampionëve: njëra do mbetet jashtë. Sot Icardi me shokë do jenë për vizitë te ChievoVerona, një kundërshtar i cili asnjëherë nuk ka qenë i gatshëm për të luajtur rolin e kokëturkut, sidomos kur luan në shtëpi. Të gjitha këto të bëjnë të mendosh që sot do zhvillohet një betejë e vërtetë.

TAKTIKA – Luciano Spalletti ka rigjetur Interin e tij dhe, në fakt, për shkak të pasaktësisë përpara portës ka marrur më pak sesa ka merituar, tani zikaltërit janë edhe më të bukur e më bindës në lojë sesa në pjesën e parë të kampionatit. Tani duhet të mbulohet mungesa e Gagliardinit, i cili u lëndua në fitoren 4-0 kundër Cagliarit: Borja Valero pritet të jetë në krahun e Brozovic, mirëpo edhe Vecino është rikthyer nga lëndimi dhe paraqet një zgjedhje më shumë. Për pjesën tjetër, vetëm një dyshim: Candreva apo Karamoh? Duke e parë llojin e ndeshjes, është shumë e mundshme që ta fillojë ndeshjen si titullar italiani, me francezin në stol që do ishte i gatshëm ta ndihmonte skuadrën në rast nevoje.

KUNDËRSHTARËT – Rolando Maran e di që skuadra kundërshtare është në një moment të shkëlqyer, por megjithatë është i vendosur të fitojë pikë edhe në ndeshjet të vështira si kjo sidomos duke pasur parasysh gjendjen e ndjeshme në klasifikim. Një moment i vështirë për Chievon të cilët ndoshta nuk e prisnin që të luftonin për mbijetesë në këtë pikë të kampionatit. Lajmi i mirë për trajnerin e Chievos është që e gjithë skuadra e tij është e gatshme për lojë, duke përfshirë edhe Gobbin i cili kishte disa probleme të vogla fizike. Pritet konfirmimi i rreshtimit 4-4-2 me Stepinskin në përparësi për ta shoqëruar Inglesen në repartin e sulmit. Alternativa është rreshtimi 5-3-2 me Radovanovic të zhvendosur në qendër të mbrojtjes.

KU TË GODITET – Ndryshe nga faza e parë e kampionatit, Maran ka futur në skuadër fytyra të reja. Mbi të gjitha, qendërmbrojtësin Bani, i cili shpeshherë ka qenë më i preferuar sesa veteranët si Dainelli, Gamberini dhe Cesari. Në çdo rast, thembra e Akilit në mbrojtjen e Chievos mbetet ngadalësia: kur sulmohet në shpejtësi, vija përpara Sorrentinos – qoftë me katër ose më pesë – mbetet pafrymë. Nga ky këndvështrim, për Interin do jetë thelbësore paraqitja e Rafinhas: braziliani, me lëvizjet e tij, ka mundësi të shkrepë në momentin e duhur për Icardin në qendër ose për Perisicin e Candrevan në krahë.

SYTË TEK…– Candreva. Pas dy ndeshjeve në stol kundër Atalantas dhe Cagliarit, ish-lojtari i Lazios është gatshëm që të rimarrë një fanellë të titullarit. Goditja që e morri kundër Torinos tashmë është pjesë e së kaluarës dhe në betejën në Bentegodi përvoja e tij është e nevojshme. Përballë tij, sipas të gjitha mundësive, do jetë njëri ne mes të Jaroszynski dhe Gobbit: fitimi i dueleve do jetë njëri prej çelësve të kësaj ndeshje. Poashtu, Antonio akoma nuk ka shënuar gol në këtë sezon: Spalletti shpreson se ka ardhur momenti për ta thyer këtë “mallkim”.

FORMACIONET E MUNDSHME:

CHIEVOVERONA (4-4-2): Sorrentino; Cacciatore, Bani, Tomovic, Jaroszynski; Castro, Radovanovic, N. Rigoni, Giaccherini; Stepinski, Inglese.
Në stol: Seculin, Dainelli, Gamberini, Cesar, Depaoli, Gobbi, Hetemaj, Bastien, Birsa, Pucciarelli, Pellissier, Meggiorini.
Trajner: Maran.
Të skualifkuar: asnjë.
Jo të gatshëm për lojë: asnjë.

INTER (4-2-3-1): Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Borja Valero, Brozovic; Candreva, Rafinha, Perisic; Icardi.
Në stol: Padelli, Berni, Ranocchia, Lisandro Lopez, Santon, Dalbert, Vecino, Karamoh, Eder, Pinamonti.
Trajner: Spalletti.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo të gatshëm për lojë: Gagliardini.

GJYQTAR: Valeri.
Asistentët: Marrazzo e Paganessi.
Var: Mazzoleni (Dobosz).
Njeriu i katërt: Pasqua.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.