Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,975 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rishikim Inter-Milan – Spalletti me një dyshim: t’i besojë J. Marios apo Vecinos? Nagatomo në të majtë

Rishikim Inter-Milan – Spalletti me një dyshim: t’i besojë J. Marios apo Vecinos? Nagatomo në të majtë
Rinor Sopaj

Fitorja në derbi do të konfirmonte se jemi në rrugën e duhur për ta parë një sezon prej një Interi të vërtetë dhe për ta lënë pas Milanin në klasifikim (-10). Ky është qëllimi i zikaltërve të cilët sot në mbrëmje do përballen me kushërinjtë kuqezi. Luciano Spalletti në prag të ndeshjes ka qenë i qartë: diferencën e bën grupi, gjithmonë. Dhe qëndrueshmëria e këtij Interi është e diktuar pikërisht nga një identitet i skuadrës i rigjetur pas disa sezoneve të vështira. Një detaj i cili në futboll shpesh e bën diferencën.

TAKTIKA – Derbi i fundit i fituar nga Interi është ai që përfundoi me rezultatin 1-0 me golin e Guarinit ne sezonin 2015-2016, pastaj një humbje dhe dy barazime me të njëjtin rezultat 2-2, në sezonin e kaluar. Spalletti do që t’i kthejë buzëqeshjen zikaltërve dhe për ta bërë këtë ai do vazhdojë me rreshtimin 4-2-3-1. Pa Brozovicin, i cili më në fund i kishte bindur të gjithë, tani pikëpyetja kthehet pikërisht te roli i mesfushorit sulmues. Joao Mario duket më njeriu më i përshtatshëm për atë rol por nuk duhet përjashtuar surprizat. Njëra, si shembull, mund të jetë Vecino pas shpinës së Icardit, me Gagliardinin dhe Borja Valeron përpara mbrojtjes. Më pak i mundshëm avancimi i spanjollit ashtu siç ndodhi në Olimpico. Kthehet në listën e të ftuarve Joao Cancelo, i cili mungonte pikërisht që nga ndeshja me Romën. Jashtë fushës mbetet i riu Vanheusden.

KUNDËRSHTARËT – Vincenzo Montella ka dhënë deklarata të rënda në konferencën për shtyp, duke thënë se distanca në klasifikim nuk është e vërtetë. Mirëpo është Milani i tij, i cili deri më tani nuk ka arritur pritshmëritë pas një merkatoje me shpenzime shumë të mëdha. Pa Kalinicin, trajneri i Milanit pritet t’i besojë Andre Silvas si sulmues i vetëm dhe Susos i cili do ta mbështesë portugezin në një rreshtim 3-5-1-1. Bonaventura pritet ta zëvendësojë në formacionin titullar të skualifikuarin Calhanoglu, ndërsa Borini pritet të jetë përsëri i preferuari për krahun e djathtë. Në mbrojtje, pritet konfirmimi i treshes Musacchio, Bonucci dhe Romagnoli. Të lënduar dhe rrjedhimisht jashtë fushave të blerta mbesin Antonelli dhe Conti.

KU TË GODITET – Mbrojtja e Milanit akoma nuk i ka gjetur mekanizmat e duhur qoftë për shkak të ndryshimeve të sistemit, qoftë për shkak të ndryshimeve të mëdha në skuadër. Ai që ka vuajtur më shumë është Bonucci, më i kritikuari pas paraqitjeve jo në nivel qoftë në rreshtimin me tre, qofte në atë me katër. Sulmuesit e Spallettit duhet t’i lexojnë vështirësitë e kundërshtarit dhe t’i bëjnë presion qysh në fillim. Në këtë kuptim, Icardit i duhet mbështetje e vazhdueshme nga Candreva dhe Perisic: sulmuesit e krahut mund të jenë armët fituese duke i bërë vazhdimisht presion Borinit dhe Rodriguezit.

SYTË TEK…– Joao Mario. Mungesa e Brozovic do t’i ofrojë portugezit një rast për ta fituar përsëri vendin në formacionin titullar në rolin e mesfushorit sulmues. Ish-lojtari i Sportingut të Lisbonës vjen pas paraqitjeve të mira me kombëtaren e tij dhe sigurisht se formën e tij të mirë dëshiron që ta konfirmojë edhe me Interin. Pozicioni i tij do jetë njëri prej çelësave të ndeshjes, sepse pikërisht ai do jetë katalizatori i sulmeve të skuadrës zikaltër dhe gjithashtu edhe njeriu i cili mund të shfaqet pa paralajmërim dhe të gjejë hapësirën për të dënuar kundërshtarët.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Nagatomo; Vecino, Borja Valero; Candreva, Joao Mario, Perisic; Icardi.
Në stol: Padelli, Berni, Ranocchia, Joao Cancelo, Dalbert, Santon, Gagliardini, Karamoh, Eder, Pinamonti.
Trajner: Spalletti.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Vanheusden, Brozovic.

MILAN (3-5-1-1): G. Donnarumma; Musacchio, Bonucci, Romagnoli; Borini, Kessié, Biglia, Bonaventura, Rodriguez; Suso; André Silva.
Në stol: A. Donnarumma, Storari, Paletta, Zapata, Gomez, Gabbia, Abate, Calabria, Montolivo, Locatelli, Mauri, Cutrone.
Trajner: Montella.
Të skualifikuar: Calhanoglu.
Jo në dispozicion: Conti, Antonelli, Kalinic.

GJYQTAR: Tagliavento.
Asistentët: Di Fiore e Vuoto.
Var: Orsato (Chiffi).
Njeriu i katërt: Doveri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.