Categories: Uncategorized

Rolando: “Roli im? Asnje problem. Mbi Mazzarrin, Fernando dhe Kupen e Botes…”

I takon mbrojtesit portugez Rolando te prezantohet para shtypit si lojtar i ri i Interit. Ish lojtari i Porto dhe Napoli, i ardhur ne huazim tek zikalterit, tregon ndjesite dhe objektivat e tij perpara gazetareve. inter.al ju sjell fjalet e plota te tij:

Cfare pret nga aventura tek Inter? Dhe prisje qe Mazzarri te te merrte perseri?
“Pres qe ti bej gjerat mire. Me ka pelqyer te di qe Mazzarri me ka ridashur perseri, dua te punoj mire. Kjo eshte nje shoqeri e madhe.”

Mendon qe Interi mund te jete kompetitiv per skudeton?
“Sezoni eshte i gjate, ne 10 vitet e fundit Interi ka fituar disa scudetto. Duhet vetem te punojme dhe pastaj do shohim cfare do bejme. Vitin e shkuar ka qene shume e veshtire, tani ka nje trajner te ri qe i pelqen t’i beje gjerat per mire. Punojme dhe te shohim ku do arrijme.”

Pse Interi mund te jete i frikshem? Ka rendesi fakti qe nuk luani Kupat, apo sepse jeni ju…
“(Fillon te kerceje me nje zile telefoni) Ne futboll nuk ekziston frike nga askush. Kjo eshte nje shoqeri  e rendesishme, kur luajne kunder nesh, skuadrat na respektojne. Duam te bejme mire sepse shoqeria e meriton, na sherben te punojme per te qene sa me mire cdo te diel.”

Pas ketyre javeve te pare, sa i ka kuptuar skuadra direktivat e Mazzarrit? Dhe cfare Mazzarri ishte ai i Napolit?
Per te mund te them qe ka shume eksperience, nuk ka ndryshuar shume ne metodat e punes; ai beson tek stervitja e mire. Skuadra po punon me te prej 50 ditesh, ka mesuar dicka, por duhet akoma kohe.”

Ke folur me ish shoket e tu tek Porto, Pereira dhe Guarin? Kane ndikuar mbi zgjedhjen tende?
“Me ta kam folur edhe para se te dija per Interin, me kane thene qe kjo eshte nje shoqeri e madhe qe ben gjithcka per mire. Kam folur me ta vetem per kete, kur kam mesuar per interesimin zikalter, u kam kerkuar te me ndihmojne me gjerat me bazike.”

Ne cfare vend ne mbrojtje po te provon Mazzarri?
“Mund te luaj ne te treja rolet, Mazzarri e di kete dhe kemi folur.”

Do te pelqente te rigjeje Fernando tek Inter?
“Fernando eshte si nje vella per mua, por kjo varet nga shoqeria.”

Fakti qe je ne huazim si ndikon mbi paraqitjet? Je ne ndjekje te nje rikonfirmimi ne fund te sezonit?
“Besoj qe kur je ne fushe mendon vetem per te luajtur, ajo qe me pelqen me shume eshte kjo dhe eshte e vetmja gje qe kam ne koke. Ne huazim ose perfundimisht nuk ndryshon shume. Pastaj jashte fushe mendohem, por e rendesishmja eshte qe jam nje lojtar i  Interit, dua te luaj mire. Pastaj do shohim.”

Ti dhe Campagnaro jeni te vetmit elemente te sjelle nga Mazzari tek Napoli: ky besim mund te shnderrohet ne ndonje ndeshje si titullar?
“Tek Napoli me te kam luajtur kur isha gati. Nese me ka dashur ketu eshte sepse beson tek une, dhe une jam tek Inter per te luajtur. Pres momentin me te mire per ta bere.”

Ke zgjedhur Interin sepse shpreson te shkosh ne Kupen e Botes?
“Ne futboll nuk mund te flasesh per te ardhmen; kam bere kete zgjedhje sepse Interi me pelqen dhe me deshironte ketu. Sigurisht dua te jem ne Boteror, duke luajtur ketu mund te kthehem ne Kombetare, por nese luaj apo jo varet nga trajneri. Une dua te luaj ketu, dhe Kombetarja eshte dicka e ndryshme.

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Corriere i habit te gjithe: “Gati nje rinovim totalisht i papritur ne shtepine zikalter? Marotta po mendon per…”

Edin Dzeko me nje jete te re. Boshnjaku, qe ndodhet ne bukurine e 36 vjec e gjysme, e ka rigjetur…

2 hours ago
  • Uncategorized

Juventus-Inter, tre rikthime te medha per Allegrin para ndeshjes: “Dy prej tyre do te jene menjehere ne fushe.”

Nderkohe qe Juventus-Inter po afrohet, Allegri ka marre lajme shume te mira nga infermieria dhe lojtaret e demtuar. Sipas asaj…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, sa numra te shemtuar ne transferte: “Eshte skuadra e fundit ne Serie A per nga numri i…”

Ka nje statistike shume te shemtuar te Interit ne kete sezon qe Corriere dello Sport ka dashur te ndalet ne…

2 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro perballe tabuse qe quhet Juventus: “Kjo skuader eshte e vetmja ne Serie A qe El Toro ka…”

Diten e diele ne darke do te luhet ndeshja Juventus-Inter, qe me siguri do te shenoje shume edhe per te…

6 hours ago
  • Uncategorized

TyC Sports nga Argjentina: “Gati para te fresketa per Interin? Zikalterit do te marrin shume shpejt nje oferte per…”

Diten e sotme, sipas asaj qe tregon FcInterNews.it, nje lajm i rendesishem ka ardhur direkt nga Argjentina. Behet fjale per…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ndryshon perseri gjithcka per koeficetet e Scudettos? “Tashme Inter, Milan dhe Napoli e kane…”

Me sa duket, ka ndryshuar perseri gjithcka edhe per koeficentet e Scudettos ne Serie A, ku kesaj radhe Napoli ndodhet…

7 hours ago