Categories: Ne plan te pare

Shqyrtim Parma-Inter – Mazzarri nuk ndryshon: 3-5-2 dhe Kovacic nga minuta e pare

Pasi ka hasur veshtiresi ne shtepi dhe eshte kthyer te fitorja pikerisht ne sfiden me te veshtire, ate ne Genova, tani per Interin ja ku vjen nje tjeter shkemb i forte per tu kaluar, pengesa e dyte me nje fare rendesie pas ndeshje me Sampdorian dhe e para e tre ndeshjeve te zjarrta qe vijne me pas si Napoli-Milan-Lazio. Zikaltrit do te zbresin ne Tardini, nga nje fushe nga e cila rralle i kemi pare te dalin fitimtare (vetem 3 fitore ne 22 ndeshje te kampionatit!) dhe kunder nje kundershtari qe ka zhvilluar nje kampionat shume te mire.

Taktika – Mazzarri mbeshtetet tek sigurite e tij dhe nuk ndryshon asgje (ose pothuajse) ne krahasim me ndeshjen ne Marassi. I privuar nga Juan (sezon i mbyllur), Jonathan, Alvarez dhe i skualifikuari Ranocchia, trajneri nga San Vincenzo konfirmon formacionin 3-5-2 me Kovacic ne mesfushe. Cambiasso dhe Hernanes kompletojne repartin e medianos, me D’Ambrosio dhe Nagatomo nga krahet. Ne mbrojtje, Campagnaro titullar se bashku me Samuel dhe Rolando. Palacio-Icardi dyshja sulmuese. Akoma ne pankine Guarin.

Kundershtaret – Donadoni e di mire se Parma e tij ka shkuar pertej cdo parashikimi, duke siguruar shpetimin nga renia nga kategoria prej muajsh, dhe atehere tashme synohet Europa. Me cfare bindje? Kjo do te shihet sot ne Tardini. Natrisht, me shume se nje ndeshje direkte per Europa League sfida e sotme do te jete dhe nje perballje e rendesishme per te evituar vendin e gjashte qe do te thote nje raund eliminator me shume per Europa League. Konfirmohet 4-3-3 me Cassanon e rifutur, dhe ne stol do te jene Amauri dhe Schelotto. Pervec italo-argjentinasit dhe talentit nga Bari, tek Parma kemi dhe ish lojtare te tjere zikalter si Biabiany ne fushe dhe Gargano dhe Obi ne pankine.

Rreziqet – Shpejtesia e Biabiany dhe fantazia e Palladino. Por mbi te gjitha, kualiteti i Antonio Cassano. I rekuperuar in extremis, ish lojtari zikalter do te kete zemren e ndare, por mendjen e ka te perqendruar gjithe kohes per te bere te tijte qe te fitojne edhe pse nuk e ka harruar mosmarreveshjen me Mazzarrin i cili e donte larg Milanos. Kujdes dha ndaj gjuajtjeve te Parolo dhe depertimeve te nje skuadre, qe mund tu bej keq te gjitheve.

Ku te godasim – Mbrojtja e Donadoni eshte solide dhe mbeshtetet ne dyshen e kujdesshme te mbrojtesve qendrore Paletta-Lucarelli. Mbrojtjes i shtohen dhe te rigjeturit Cassani dhe Molinaro. Ndeshja e kaluar, megjithate, ka treguar qe Parma mund te vuaje menyren e te luajturit qe shprehin zikaltrit dhe lojen nga krahet.

Syte e drejtuar mbi… – D’Ambrosio. Ish kapiteni torinez duket ne rritje ne krahasim me daljet e tij te para. Te famshmet ‘kodet e lojes’ se Mazzarrit duhen asimiluar pak e nga pak per lojtaret e krahut, nga te cilet pretendon levizje te vecanta dhe ne Genova jane pare shkendija te D’Ambrosio ‘te vertete’. Sot lojtari do te gjendet perballe nje kundershtari jo te lehte sic eshte Molinaro dhe do te kete detyren te ndihmoje Campagnaro: duke u fituar duelet ne ate krah mund te rezultoje nje karte fituese per ndeshjen e Tardini.

FORMACIONI I MUNDSHEM:

 

 

 

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: parma-intershqyrtim

Recent Posts

  • Uncategorized

Schelotto nuk permbahet: “Tek Inter me trajtuan sikur te isha askushi. Jam lenduar shume kur ata…”

Ne nje interviste te gjate per Lacasadic.com, Ezequiel Schelotto nuk eshte permbajtur aspak dhe eshte shprehur shume i trishtuar per menyren si…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, merret vendimi perfundimtar: “Ja kush do te jete kapiten neser ndaj Napolit ne San Siro”.

Ne shtepine Inter vazhdon telenovela per sa i perket rinovimit te kontrates se Milan Skriniar qe eshte ne skadence ne…

3 hours ago
  • Uncategorized

Serie A, gati nje revolucion total per arbitrat? “Eshte ndryshuar rregulli per penalltite dhe kohen shtese: tan…”

Me sa duket, do te kete nje revolucion te vertete per sa i perket arbitrimit ne Serie A pas pushimit…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Mezi po presim diten e neserme. Skriniar? Eshte i dashuruar me Interin: nuk kam asnje…”

Diten e sotme ne Appiano Gentile perballe mediave ka dale Simone Inzaghi, qe ka folur keshtu ne prag te ndeshjes…

3 hours ago
  • Uncategorized

“Conte? Ai nuk do ta pranoje kurre, por tek Inter ka bere nje gabim te tmerrshem: kur…”

Ne editorialin e tij per Sport Italia, Fabrizio Biasin, gazetar i njohur ne Itali ka folur per Antonio Conten, ate…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter-Napoli, Bookies publikojne koeficentet e ndeshjes: “Skuadra favorite per te fituar eshte…”

Do te jete nje takim direkt per Scudetton, por nje takim direkt qe mund te vendose edhe fatin e Serie…

8 hours ago