Categories: Uncategorized

Sky – Inter, ne sulm nje emer surprize nga Bundesliga: ja me ke eshte takuar sot Piero Ausilio

Interi vazhdon qe te jete shume aktive ne merkato ditet e fundit edhe pse blerjet tashme ne kampin zikalter jane kater deri me tani. 

Nderkohe qe zikalterit po vazhdojne te negociojne per Romelu Lukaku, drejtuesit zikalter po tregohen mjaft vigjilente edhe per emra te tjere ne sulm.

Sipas asaj qe ka treguar Sky Sport  vetem pak minita me pare, ne diten e sotme, drejtori sportiv zikalter, Piero Ausilio, duket se ka pasur nje takim me Fali Ramadani, agjentin e nje nga lojtareve qe ka bere paraqitje shume te mira ne Bundesliga dhe Europa League.

Behet fjale per lojtarin e Eintracht Frankfurt, kroatin Ante Rebic, shokun e kombetares se Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic.

Sulmuesi i Eintracht mund te jete nje alternative ne kete merkato per Interin dhe duket se vezhguesit e Interit kane kohe qe e ndjekin ate nga afer.

Jo me kot sot takimi ndermjet Ausilios dhe Fali Ramadanit (agjenti i tij) ka qene teper i gjate.

Me shume do te mesohet ne ditet ne vazhdim, por ndoshta shume do te vendose edhe perfundimi i telenoveles Romelu Lukaku.

Nderkohe Rebic nga ana e tij, nje kalim ne Milanon zikalter do e priste me krahe hapur duke qene se Interi tashme eshte nje skuader e konsoliduar, ka nje tranjer si Conte por ai do te gjente aty edhe dy nga shoket e tij te kombetares.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

ZYRTARE – Ja data dhe orari i ndeshjeve Inter-Porto dhe Porto-Inter: “Ndeshja e kthimit do te luhet ne…”

Tashme gjithcka eshte zyrtare: UEFA diten e djeshme ka vendosur edhe datat e ndeshjeve te 1/8 te Champions League. Inter…

36 mins ago
  • Uncategorized

Tuttosport frikeson: “Porto eshte e lehte? Shikoni cfare kane bere ne 8 vitet e fundit ndaj 5 skuadrave italiane”.

Inter do te kete perballe Porton ne 1/8 e Champions League por gabohen rende ata qe thone se Inter do…

58 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi ndryshon gjithcka ne formacionin anti-Bologna? “Neser ne fushe pritet te ulet ne stol edhe…”

Inter ka humbur nje nga ndeshjet me te rendesishme te sezonit diten e diele ne Torino ndaj Juventusit. Por nuk…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, Tuttosport konfirmon gjithcka: “Po, super talenti i 2004 eshte vetem nje hap larg Interit: ja detajet”.

Direkt nga Tuttosport sot ka ardhur nje tjeter konfirmim per ate qe mund te jete operacioni i pare i Interit…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, flet Perandori Adriano: “Sa kujtim i bukur ndeshja ime me Interin ndaj Portos. Ne ate ndeshje kam…”

Diten e djeshme Inter ka njohur kundershtarin e saj ne Champions League: do te jete skuadra e Portos. Goglat ne…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh? “Tension i larte Marotta-Inzaghi: sot do te kete nje perballje: pritet qe drejtuesit te…”

Me sa duket, fjalet e Beppe Marottas diten e djeshme nuk kane lene vend aspak per dyshim: klubi nuk eshte…

1 hour ago