Pas pushimit te gjate te kombetareve qe tifozeve zikalter i eshte dukur nje pafundesi, tashme djemte zikalter do te zbresin vetem pas dy ditesh ne fushat e blerta.
Interi keshtu do te perballet me Parmen ne San Siro te shtunen ne oren 15:00 ne ndeshjen e vlefshme per javen e katert te Serie A.
Pikerisht per kete ndeshje ka folur vetem pak minuta me pare Sky Sport Italia, media satelitore italiane.
Sipas tyre, ne keto caste duket se jane ulur sigurite qe shikonin Keita Balde titullar si sulmues qendre ne ndeshjen ndaj Parmes.
Qe prej dites se sotme, me sakte qe prej ores 11, atehere kur eshte prezantuar ne Appiano Gentile ai qe sapo eshte rikthyer nga grumbullimi me Argjentinen, Mauro Icardi.
Duket se kapiteni zikalter i ka komunikuar Spallettit qe ndihet shume mire dhe i ka kerkuar atij qe te mos kushtezohet nga demtimi i para dy javeve ne zgjedhjet qe do beje sepse ai demtim tashme eshte pas kraheve dhe ai ndihet gati te luaje edhe nga minuta e pare.
Nderkohe, Sky Sport tregon gjithashtu se Mauro Icardi sot ka bere nje stervitje te diferencuar duke qene se sapo eshte rikthyer nga nje udhetim shume i gjate dhe nese do te jete mire neser veshtire se do te jete jashte 11 titullare.
Mbase duke pare se te marten ne Meazza vjen edhe Tottenham, Mauro ndoshta sdo ta luaje te gjithe sfiden ndaj Parmes por ta luaje kete takim nga minuta e pare mbetet qellimi i kapitenit.
Direkt nga studiot e Sky Sport, Fabio Capello ka analizuar fitoren e Interit me rezultatin 1-0 kunder Barcelones ne Champions…
Alessandro Bastoni diten e djeshme ka shperndarje ne rrjetet sociale nje imazh nga fusha e lojes ku Inter ka fituar…
Gjate analizes se bere per fitoren e Interit ndaj Barcelones, Tuttosport ka vendosur fokusin edhe te prova e Onanes. Ata…
La Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te perditshem ka dashur te ndalet te VAR dhe te MOVIOLA e…
Diten e djeshme ka pasur nje gezim shume te madh per fitoren e Interit dhe nga ana e Steven Zhang,…
Ka pasur nota shume te larta per Interin nga La Gazzetta dello Sport diten e sotme ne mengjes pas fitores…