Categories: Ne plan te pare

Sky Sport shkruan e habitur: “Inter, cfare po ndodh me Conten? Ai madje i ka kerkuar klubit qe te…”

Ne Sky Sport kane folur per 2020 e Contes qe ka lene te mendosh se ka qene vetem nje hap larg drejt largimit nga Interi, por tashme pritshmerite kane ndryshuar.

Tranjeri, pas daljeve te bera perpara mediave ne fund te sezonit te shkuar, dukej i bindur per tu larguar nga Milano.

Por me pas ka pasur nje takim sqarues ne Villa Bellini: pakti ndermjet tij de klubit zikalter ka pak kohe qe ka filluar.

“I qete, mbase shume, me shume nga sa duhet, u tha ne nje moment. Ai me pas ka ndryshuar perseri, sidomos pas eleminimit qe dogji shume ne Champions League dhe ne nje pike madje pyeti: si me doni?” – ka nenvizuar per Sky Sport, Silvia Vallini.

conte ne

Tekniku zikalter ka kerkuar ekuilibrin e duhur brenda dhe jashte fushes se lojes ne nje 2020 ku skuadra e Interit ka shenuar 108 here, nje rekord historik madje qe u barazua.

Ne krahasim me kampionatin e shkuar, jane 13 pike me shume te grumbulluara ku me Interin e tij ai vitin e shkuar arriti ne vend te dyte dhe deri ne nje finale Europiane pas 10 vitesh.

“Ai ka ditur qe te vleresoje sigurite e se ardhmes se futbollit italian, si Barella dhe Bastoni. Ka arritur ti jape besim nje si Gagliardini dhe ka rivleresuar nje si Darmian.”

“Ka ardhur Vidal, njeriu i besueshem e tij po ashtu si edhe Lukaku. Bazen e skuadres e ka ndertuar tashme.”

“Klubi nderkohe ka nderhyre me kujdes, dhe kur ka qene nevoja, ka dale ne krah te tij edhe ne rast te gabimeve arbitrale”, ka nenvizuar perseri gazetarja e njohur.

Nderkohe, me pas edhe dicka per fjalet qe Marotta ka thene per Eriksen. Edhe ato lindin nga nje pakt Conte-drejtues.

E pas atij pakti te famshem ne Villa Bellini, tashme vjen nje hap tjeter, nje sulm i ri per te nisur luften per kampionat.

Do te vijne disa propozime nga tekniku dhe klubi duhet te kete deshiren dhe vullnetin per ti plotesuar nese deshiron te fitoje dicka.

Nderkohe, ai ka arritur shtate fitore radhazi ne Serie A. Nje objektiv i rendesishem eshte ne horizont, per tu arritur nga ai vete.

E tha edhe Conte pas Verones: “Duhet te luftojme per te provuar per te fituar. Pertej cdo gjeje qe na mungon.”

“Duhet te luftojme deri ne fund, sepse fiton vetem nje skuader, jo disa. Pertej cdo gjeje. E rendesishme eshte te jemi aty lart. Nje fitore si kjo, e shtata radhazi, te jep besim dhe moral”.

“Por cfare po ndodh me Conten? Ai madje i ka kerkuar klubit edhe qe te flase hapur nese Interi demtohet nga arbitrat, dicka qe se ka bere ne te kaluaren kurre: mos mbase Conte ne sezonin e tij te dyte ka bere pershtatjen e tij totale tek Interi dhe e ka kuptuar me se miri se ku ndodhet?” e mbyll shkrimin e saj Sky Sport.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Onana i thote lamtumire Kombetares me nje leter prekese: “Kam provuar gjithcka, por me doren ne zemer…”

Vetem nje dite pasi ka shperthyer ceshtja Onana, duket se kesaj radhe lojtari e ka thyer heshtjen dhe ka vendosur…

21 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Zamorano godet keq Juventusin: “Te Inter kam kaluar vitet me te mira, por Juventusi na vodhi hapur: ata jane…”

Nga Boterori te Italia dhe Kili, me shume kujtime prej interisti ne mes, dhe normalisht, fjale te hidhura per 1997/98. Ivan…

59 mins ago
  • Uncategorized

Epassy, zevendesi i Onana te Kameruni zbulon: “E papritur te luaj une. Por Onana sapo e ka marre vesh me ka…”

Corriere della Sera eshte ndalur te Andre Onana diten e sotme, dhe te lajmi per largimin e tij nga grumbullimi…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, fillon te behen gjerat serioze per transferimin e talentit Musah nga Valencia? “Te Inter ka valixhet gati…”

Yunus Musah vazhdon te beje mire ne Boteririn e Katarit me Kombetaren e tij te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Zanetti i shqetesuar per Onana: “Po mundohemi te kuptojme cfare ka ndodhur: na eshte thene se…”

La Gazzetta dello Sport diten e sotme ka intervistuar Javier Zanettin qe te flase per Argjentinen, per Boterorin, por pak…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter apo Milan, marka e kujt klub vlen me shume? Eksperti De Buglio zbulon: “Ajo e Interit vlen…”

Si llogaritet vlera e markes se nje klubo futbolli? Per t'ju pergjigjur kesaj pyetje, ekspertet e Milano Finanza kane kontaktuar…

2 hours ago