Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

612 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport shkruan e habitur: “Inter, cfare po ndodh me Conten? Ai madje i ka kerkuar klubit qe te…”

Sky Sport shkruan e habitur: “Inter, cfare po ndodh me Conten? Ai madje i ka kerkuar klubit qe te…”
Inter Club Staff

Ne Sky Sport kane folur per 2020 e Contes qe ka lene te mendosh se ka qene vetem nje hap larg drejt largimit nga Interi, por tashme pritshmerite kane ndryshuar.

Tranjeri, pas daljeve te bera perpara mediave ne fund te sezonit te shkuar, dukej i bindur per tu larguar nga Milano.

Por me pas ka pasur nje takim sqarues ne Villa Bellini: pakti ndermjet tij de klubit zikalter ka pak kohe qe ka filluar.

“I qete, mbase shume, me shume nga sa duhet, u tha ne nje moment. Ai me pas ka ndryshuar perseri, sidomos pas eleminimit qe dogji shume ne Champions League dhe ne nje pike madje pyeti: si me doni?” – ka nenvizuar per Sky Sport, Silvia Vallini.

conte ne

Tekniku zikalter ka kerkuar ekuilibrin e duhur brenda dhe jashte fushes se lojes ne nje 2020 ku skuadra e Interit ka shenuar 108 here, nje rekord historik madje qe u barazua.

Ne krahasim me kampionatin e shkuar, jane 13 pike me shume te grumbulluara ku me Interin e tij ai vitin e shkuar arriti ne vend te dyte dhe deri ne nje finale Europiane pas 10 vitesh.

“Ai ka ditur qe te vleresoje sigurite e se ardhmes se futbollit italian, si Barella dhe Bastoni. Ka arritur ti jape besim nje si Gagliardini dhe ka rivleresuar nje si Darmian.”

“Ka ardhur Vidal, njeriu i besueshem e tij po ashtu si edhe Lukaku. Bazen e skuadres e ka ndertuar tashme.”

“Klubi nderkohe ka nderhyre me kujdes, dhe kur ka qene nevoja, ka dale ne krah te tij edhe ne rast te gabimeve arbitrale”, ka nenvizuar perseri gazetarja e njohur.

Nderkohe, me pas edhe dicka per fjalet qe Marotta ka thene per Eriksen. Edhe ato lindin nga nje pakt Conte-drejtues.

E pas atij pakti te famshem ne Villa Bellini, tashme vjen nje hap tjeter, nje sulm i ri per te nisur luften per kampionat.

Do te vijne disa propozime nga tekniku dhe klubi duhet te kete deshiren dhe vullnetin per ti plotesuar nese deshiron te fitoje dicka.

Nderkohe, ai ka arritur shtate fitore radhazi ne Serie A. Nje objektiv i rendesishem eshte ne horizont, per tu arritur nga ai vete.

E tha edhe Conte pas Verones: “Duhet te luftojme per te provuar per te fituar. Pertej cdo gjeje qe na mungon.”

“Duhet te luftojme deri ne fund, sepse fiton vetem nje skuader, jo disa. Pertej cdo gjeje. E rendesishme eshte te jemi aty lart. Nje fitore si kjo, e shtata radhazi, te jep besim dhe moral”.

“Por cfare po ndodh me Conten? Ai madje i ka kerkuar klubit edhe qe te flase hapur nese Interi demtohet nga arbitrat, dicka qe se ka bere ne te kaluaren kurre: mos mbase Conte ne sezonin e tij te dyte ka bere pershtatjen e tij totale tek Interi dhe e ka kuptuar me se miri se ku ndodhet?” e mbyll shkrimin e saj Sky Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.