Shume keqardhje ndjen per dy demtimet te pesuara ne fillim te sezonit, por ka shume deshire qe te kthehet dhe te zere vendin ne porten e Primaveres se Interit. Dawid Smug, per momentin ka nje problem ne kembe, flet ne mikrofonat e sitit polak intermediolan.com: “Per mua eshte nje nga fillimet e sezonit me e dobeta. Punoja shume fort ne stervitje, kam luajtur ne ndeshjet e veres ku e fundit ishte kunder Juventusit. Me pas nje jave perpara se te fillonte kampionati kane filluar problemet ne nervin shiatik. E gjitha ka filluar me dhimbjet nga prapa. Kam bere rezonancen dhe te gjitha testet e nevojshme. Per 6 jave nuk jam stervitur. Dy javet e para kam qene ne rregjim shtrati, nuk arrija as te levizja. Kur u ktheva kam bere vetem nje jave stervitje, me pas dita perpara nje ndeshjeje trajneri me thote se do te aktivizohesha une. Ne te njejten diten theva kocken e peste metatasarle. Me kane dhene 3-4 jave per tu rekuperuar. Duhet te bej rihabilitimin, shpresoj te kthehem ne fillim te 2014. Tashme jam i detyruar te eci me paterica, gjate gjithe kohes duhet te jem i vemendshem per kemben e demtuar. Trajneri me ka dhene leje qe te kthehem ne shtepi ne Poloni. Me vjen keq sepse isha portier titullar dhe ky do te ishte viti im me i rendesishem me Primaveren. Orlandoni me thote te jem i qete sepse nese ndodhi tani do te jem i qete ne vitet e ardhshme”.
Ne sezonin e kaluar Smug ka pasur mundesine te stervitet ne skuadren e pare: “Shkoi shume mire. Kam punuar ne palester me Handanovic, ai shpesh me fliste dhe me pyeste se si isha. Jemi trajtuar te gjithe si shoket e tyre. Cambiasso? Ai ka qene i pari qe me ka pershendetur, per te me pyetur se si isha dhe nese gjithcka shkonte mire. Dhe gjate gjithe ndeshjes bente rolin e motivuesit. Eshte nje shpirt i madh skuadre, ku te gjithe ndihmojne te rinjte. Mendoj se nuk ndodh vetem ne fushe por edhe jashte saj”.
Mbi ekipin qe stervitet nga Cerrone: “Kete vit kemi nje skuader te re – thote Smug – Mund te flas per djemte me te cilet kam luajtur ne sezonin e kaluar. Me te fortet jane Garritano dhe Benassi qe tashme jane ne huazim tek Livorno. Edhe Baldini, nje mbrojtes i ri dhe i pergatitur. Olsen? Eshte nje lojtar i shkelqyer dhe ka nje teknike shume te mire. Ka ardhur mbas meje, eshte i zoti ne kalimet dhe ka vizion loje. Per kete ai ka arritur te jete ne ekip te pare”.
Inter prej kohesh po planifikon me kujdes merkaton e saj dhe lista e Marottes dhe e Ausilios eshte teper e…
Pas 11 vitesh martese, duket se mund te mbaroje shume shpejt (ne qershor...) historia e dashurise mes Interit dhe Handanovic.…
Diten e sotme ne Spanje ka pasur hapsire edhe per Marcus Thuram, nje nga protagonsitet e Boterorit ne Katar me…
Pasi kane ftuar Xavi pak dite me pare, Barca TV ka hapur studiot e saj edhe per presidentin e Barcelones,…
Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martinez, eshte ndalur te flase per mikrofonat e TVPLAY_CMIT duke u ndalur ne disa tema te…
Diten e djeshme pas fitores ne miqesore, per mediat eshte ndalur te flase edhe talenti shqiptar i Interit, Kristjan Asllani.…