Categories: Ne plan te pare

Spalletti: “Ja pse per momentin Lautaro nuk mund te luaje dot bashke me Icardin ne formacion…”

Lautaro Martinez dje ka qene nje nga surprizat me te bukura te Interit ne fushen e lojes.

Per hir te vertetes surprize ishte edhe fakti qe ai e nisi si titullar duke pare se ne stil u ul Mauro Icardi por Spalletti ka dashur te lere pushim gjysmen e skuadres ne prag te ndeshjes se Champions League ndaj PSV e keshtu ka qene radha e argjentinasit te vogel te zevendesoje Mauriton.

Paraqitja e tij ka qene e nje niveli teper te larte sa ai debutoi ne Meazza nga minuta e pare me nje gol pas nje krosimi teper te sakte te Dalbert duke i dhene Interit avantazhin e perkohshem.

Por pyetja qe te gjithe tifozet zikalter por edhe shume gazetare te sportit kane bere ka qene: A mund te luaje Lautaro me Icardin?

Kesaj pyetje ka tentuar ti jape nje pergjigje Spalletti dje pas ndeshjes ne konferencen per shtyp.

“Ka dite tashme qe ma beni kete pyetje. A mund te luaje Lautaro dhe Icardi bashke, si mund te luajne ata bashke e keshtu me radhe.”

“E verteta eshte qe ata mund te luajne bashke. Ata kane luajtur bashke madje, apo jo?”

“Te gjithe e kemi pare qe ne fushe kane qene te dy ne me shum se nje rast. Jemi dakort ketu?

“Por ne kete moment, ata jane dy lojtare te zones se 16 metershit qe presin topin nga shoket e skuadres dhe per momentin kjo skuader dy lojtare te tille ne loje nuk mund ti kete. Me vone te shohim por per momentin jo. Keshtu prishen ekuilibrat per ne do te veshtiresoheshin gjerat ne ndertim. Por te gjithe do te kene mundesite e tyre per te luajtur.”

Keto kane qene fjalet e tranjerit zikalter qe per here te pare ka bere me dije se per momentin nuk mendon qe te luaje me nje formacion me te dy argjentinasit ne fushe e kjo eshte per shkak se ata jane sulmuesa te pare te dy pavarsisht provave per te futur Lautaron me prapa ne fushe si nje 10.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, cfare prapaskene per Gosens: “Marotta ka refuzuar kete oferte te ardhur per gjermanin: ja detajet”.

Inter nuk ka asnje qellim me sa duket qe te beje skonto per Robin Gosens per skuadrat qe do te…

13 hours ago
  • Uncategorized

FcIN zbulon: “Inter-Hakimi, a eshte vertete i mundur nje rikthim i Achraf ne Milano? Ka vetem nje pergjigje.”

Achraf Hakimi ka mbetur shume i lidhur me Interin edhe pse tashme u be pothuajse dy sezone qe ai eshte…

13 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA ARGJENTINA – “Kush do te luaje titullar ndaj Kroacise: Lautaro apo Alvarez? “I perzgjedhuri eshte…”

Argjentina do te luaje nje nga ndeshjet me te rendesishme ne historine e saj diten e neserme ndaj Kroacise. Ne…

13 hours ago
  • Uncategorized

Inter dhe Bayern Munich ne finalen e Boterorit 2022: tradita 40 vjecare vazhdon edhe ne Katar!

Gjysmefinalet Argjentine-Kroaci dhe France-Marok mund te jene te mbushura plot me pasiguri, por ne fund te dites, ato kane vetem…

20 hours ago
  • Uncategorized

Borja Valero rikthehet ne kohe dhe zbulon: “Ja cfare ndodhi me Wanda Nara dhe Icardin tek Inter: ajo kerkonte…”

Borja Valero, ish-mesfushori i Interit ka folur per nje ndodhi te disa viteve me pare tek Inter ne nje nga…

20 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta zbulon: “Inter, Inzaghi do te kete nje alternative luksi ne stol per fazen e dyte?”

Me sa duket Inter dhe Inzaghi do te kene nje alternative qe mund te quhet pa me te vogelin problem…

20 hours ago