Mire se erdhe apo ku kishe qene me perpara? Se si shtrohet diskutimi nuk ka rendesi, por ajo qe ka rendesi eshte: VAR eshte i domosdoshem per futbollin Italian.
Dje Chiffi ka vene gjerat ne vije pasi arbitri kryesor Massa nuk e pa faullin me dore tek momenti i golit te Dessena i cili shenoi golin e 1-1.
Ishte drejtesi e bere ai gol i anulluar sepse shtyrja drejt portes me dore ishte e dukshme dhe Interi ne te treten ndeshje radhazi shikon VAR ti perdoret ne menyren e duhur.
Por duket se kabina e VAR eshte rikthyer te jete aktive pas nje gjumi letargjik ku ndodhite e Reggio Emilias (ndaj Sassuolos) dhe ne ndeshjen ne Meazza ndaj Parmes u kaluan pa u pare nga arbitrat dhe VAR dhe Interi u demtua rende ne keto dy ndeshje duke dale me 0 pike madje.
Ne ato ndeshje kishte edhe fraza te tipit “eh nese je skuader e forte del edhe kunder gabimeve arbitrare”.
Po, patjeter. Imagjinoni pak sikur te ishte quajtur i rregullt ai gol ne minuten e 72. Cfare do te kishte ndodhur?
Mendoni se do te kishte qetesine e duhur skuadra per te shenuar nje gol tjeter avantazhi ne ato minuta?
Po ato kundersulmet e hudhura ne Meazza nga skuadrat e vogla qe do te rrezikonim edhe disavantazhin? Ndeshja e djeshme ishte treguesi perfekt se kjo fraze duhet hedhur ne kosh njehere e pergjithmone.
E boll me kritikat jemi qe jemi. Nuk duhet te shohim me tifoze kunder lojtareve tane. Ka pasur edhe komente “Ok, 11-1 ishte per tu anulluar, por sduhet ti linim fare ta kishin ate rast…”. Boll. Ne futboll krijon raste dhe peson raste, nuk ekziston ndeshja perfekte.
Futbolli eshte i perbere nga episode te vena njera pas tjetres ne rend kronilogjik. Nje gol kurdo qe te shenohet peshon shume ne ekonomine e ndeshjes. Ndryshon shume nga nje pike ne basketboll. Nuk eshte nje sport ku ka rendesi sasia por eshte nje sport totalisht episodik.
E ne kete sens, ndihma e teknologjikse rezulton deciziv per Interin sidomos ne raste si ajo prekje me dore e Dessenas (qe pati kurajon edhe te protestoje madje).
Por le ta pranojme se ate gol ne Meazza edhe arbitri me i mire ne bote mund ta humbiste nga shikimi sepse moment eshte ai dhe lojtaret ne zone jane shume: prandaj replay eshte thelbesor ne te tilla raste.
Por nje pyetje ne interistave na lind natyrshem: perse deri ne ndeshjen ndaj Sampdorias ne Ferraris VAR ishte zhdukur totalisht nga radaret e arbitrave? Cuditerisht, qe kur ka filluar te perdoret ne menyre te drejte Interi ka fituar 3 ndeshje nga tre. Teper te rendesishme. Por edhe kunder skuadrave te forta. E tani eshte koha te themi ate qe deshironi ju: ose mire se erdhe o VAR, ose po ku paske qene o VAR?
Me siguri pergjigja e ksaj te dytes mund te ishte edhe “po prisja sa te krijohej distanca e sigurise…”
Pak do e kuptojne, por e rendesishme eshte te kaloje mesazhi.
Gjate episodit te trete te Croquetas, program qe transmetohet ne DAZN, pak dite me pare ka qene i ftuar edhe…
Diten e sotme, Corriere dello Sport ka vendosur notat e saj per Serie A 2022-2023, ku normalisht noten me te…
Ne faqet e Corriere dello Sport diten e sotme ka pasur hapsire edhe per moviolen e Atalanta-Inter, ku eshte dhene…
"Jordi Alba eshte blerja me e re e Interit": ky ka qene nje nga titujt me te lexuar ne ditet…
Ish-sulmuesi i njohur italian, Paolo Di Canio, ka folur per fitoren e Interit ndaj Atalantes ne Sky Calcio Club. Por…
Me sa duket ka nje te papritur per sa i perket te ardhmes se talentit uruguaian Alan Matturro, qe ne…