Interi eshte shume prane ndeshjes se dyte ne kampionat, sepse zikalterit e Contes neser do te perballen me Beneventon.
Kjo ndeshje duhet te ishte luajtur ne javen e pare te Serie A, por eshte shtyre per shkak se Interi e mbylli shume vone sezonin e kaluar per shkak te Europa League.
Sipas asaj qe tregon Sport Mediaset nderkohe, ne fushen e lojes nga minuta e pare do te shihet per here te pare kete sezon, Stefan De Vrij.
Ai eshte rikthyer keshtu pas skualifikimit qe kishte per nje ndeshje. Me hollandezin, pritet te luaje D’Ambrosio dhe Kolarov, duke lene ne stol keshtu Skriniar dhe Bastoni: dy surpriza te verteta keto dy zgjedheje.
Nderkohe, pas ndeshjes me Fiorentinen, dy mesfushore do te ulen ne stol sepse nuk kane bindur: behet fjale per Eriksen dhe per Marcelo Brozovic.
Ne vend te tyre, pritet qe te luajne qe nga minuta e pare Stefano Sensi dhe Roberto Gagliardini, qe e nisen nga stoli te dy ndeshjen ndaj Fiorentines.
Barella eshte lojtari qe mbetet ne dyshim te forte, per shkak te nje goditje qe ka marre ne stervitje diten e djeshme.
Nderkohe, ne sulm pritet nje turn pushim per Lautaron dhe nga minuta e pare do te luaje Alexis Sanchez.
Ky eshte formacioni i mundshem i Interit per neser:
INTER (3-4-1-2): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Kolarov; Hakimi, Barella/Vidal, Gagliardini; Sensi; Lukaku, Sanchez.
Alessandro Bastoni, direkt nga grumbullimi ne Malte ka dhene nje interviste per Corriere dello Sport ku ka prekur shume tema…
Robin Gosens ka qene protagonist i nje emisioni te shkurter te zhvilluar ne platformen Instagram direkt nga klubi zikalter. Ai…
Ivan Zazzaroni, drejtori i Corriere dello Sport, diten e sotme ne faqet e gazetes qe drejton (Corriere), ka folur per…
Claudio Lotito njihet nga te gjithe per kerkesat e tij te cmendura ne merkato per lojtaret e Lazios dhe kjo…
Diten e sotme Nicolo Barella ka dhene nje interviste interesante per La Gazzetta dello Sport, dhe fjalet e tij kane…
Edhe pse shume organe te informacionit kane vazhduar te flasin per Yunnus Musah dhe nje transferim te tij te mundshem…