Categories: Uncategorized

TRA CALCIO E MERCATO (MES FUTBOLLIT DHE MERKATOS) – Goditja perveluese, mundesia e munguar dhe ajo enderr…

Fillon sot rubrika TRA CALCIO E MERCATO (MES FUTBOLLIT DHE MERKATOS), nje rubrike e re e FcInterNews.it, qe do te mbuloje temat e futbollit te luajtur te gershetuar me ate te merkatos.

Sezoni ka filluar. Inter i Walter Mazzarrit fiton, mbi te gjitha bind. Ka shume mundesi, qe asnje nuk do ta kishte imagjinuar qe trajneri toskan te arrinte kaq shpejt ti jepte forme krijeses se tij. Stervitja dhe puna qe u bene gjate veres po i shikohen te mirat, disa nga futbollistet mund te konsiderohen si blerje te reja duke pare dhe paraqitjet e tyre ne sezonin e kaluar. Behet fjale per Alvarez dhe Jonathan qe eshte shume logjike, por edhe Nagatomo eshte rritur shume nderkohe Palacio po konfirmohet ne nivele te larta.

Duke pritur Militon – Kush thote se Interit i mungon goditja perveluese gabohet. Po, sepse Diego Milito po vjen, stervitet paradite dhe mbasdite. Edhe ne diten e ditelindjes se tij kur ai ishte ne Argjentine, kishte me shume durim dhe dashuri per punen e tij qe te kthehej sa me shpejt te ishte e mundur ne fushe. Milito vrapon, dhe ne San Siro te djelen ai shijoi panoramen e lojes duke e pare nga pankina. Kete te djele kunder Sassuolos, nqse ndeshja do te marre udhen e duhur, do te kete kohe edhe per te te luaje nje pjese loje. Levizjet e kampionit nuk kane humbur, por «blerja» e Militos nuk duhet gjykuar vetem ne aspektin teknik. Jashte fushave, ne fakt, IL PRINCIPE po e ndihmon shume IL PRINCIPITO Icardi qe te fitoje besim te madh dhe kontribuoje eksperiencen e tij. Dhe Mauro nuk i ka zhgenjyer pritshmerite, duke u bere nje lojtar i denje per Militon me te mire duke mundur Buffon-in me te djathten e tij. Ndonjehere, mjafton qe te presesh. Burimet i kene ne shtepi…

Mungon nje esterno (lojtar krahu)Jonathan dhe Nagatomo nuk jane te disponueshem deri ne infinit. Eshte e vertete, Mazzarri luan shume me nje ekip te vogel, ata te cilet i kane fituar besimin, ofron shume kualitet dhe sasi vecanerisht ne javet kur nuk ka impenjime te tjera. Pikerisht ashtu sic do ti ndodhi Interit kete vit. Lojtaret e krahut sic dihet per trajnerin zikalter jane thelbesore, dhe te mesosh Wallace qe me shume mundesi ne fund te vitit do te kthehet tek Chelsea nuk eshte e lehte. Braziliani eshte akoma duke u adaptuar, problemet me gjuhen jane por shoket e ekipit po provojne ta ndihmojne. Alternativa ne te djathte mungon, derisa Nagatomo nuk adaptohet dot. Japonezi e ka kuptuar si duhet te luaje ne skemat e Mazzarrit, ndersa Pereira eshte akoma pak mbrapa. Uruguajani per momentin po stervitet, Tottenhami per te mund te ishte me shume se nje okazion kete vere qe sapo kaloi. Dhe mbase kush e di, edhe Interi do ti donte parate cash per te arritur te i shume deshiruari Isla…

Endrra Zuniga – Nderkohe, eshte ky momenti kur shoqeria vlereson disa profile per sezonin e ardhshem. Operacionet SCOUTING jane gjate gjithe kohes ne levizje, vezhguesit studiojne lojtare te ndryshem dhe shikojne mijera DVD. Meqe ra fjala, kete jave, do te shikojme ne DVD Zuniga-n. Per te arritur te kolumbiani shte shume e veshtire. Napoli i ka ofruar nje rinovim kontrate me 3,5 milione € ne vit. Juventusi eshte aktivizuar dhe ka miratimin e lojtarit dhe nje marreveshje parimore. Interi po e vezhgon, do te ishte nje goditje e madhe me parametra zero. Mazzarri po tenton, kontaktet midis tyre jane, por jo dhe aq te shpeshta. Dhe gjithsesi te dy kane nje raport optimal. Kush e di ne mund ta binde.

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: tra calcio e mercato

Recent Posts

  • Uncategorized

Capello Capello zbulon: “Inter, ka dicka per Onana qe askush nuk po e thote ne kete moment. Ai eshte nje…”

Direkt nga studiot e Sky Sport, Fabio Capello ka analizuar fitoren e Interit me rezultatin 1-0 kunder Barcelones ne Champions…

12 hours ago
  • Uncategorized

Inter, kercenime te shumta per Bastonin pas ndeshjes nga tifozet katalanas: “Te shohim nese te ndeshja e kthimit do…”

Alessandro Bastoni diten e djeshme ka shperndarje ne rrjetet sociale nje imazh nga fusha e lojes ku Inter ka fituar…

17 hours ago
  • Uncategorized

“Dje ne minuten e 27 me Onana ka ndodhur nje skene qe e kemi pare pak here me Handanovic: lojtaret kane…”

Gjate analizes se bere per fitoren e Interit ndaj Barcelones, Tuttosport ka vendosur fokusin edhe te prova e Onanes. Ata…

17 hours ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Inter-Barcelona: “Ishte apo nuk ishte penallti dora e Dumfries? Me sa duket VAR vendosi ashtu sepse…”

La Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te perditshem ka dashur te ndalet te VAR dhe te MOVIOLA e…

17 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Zhang dergon nje mesazh te qarte direkt pas ndeshjes? “Ai ka treguar keshtu se nuk…”

Diten e djeshme ka pasur nje gezim shume te madh per fitoren e Interit dhe nga ana e Steven Zhang,…

17 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT E GAZZETTA – “Asnje dyshim per me te mirin e ndeshjes nderkohe nje note 5 shkon per…”

Ka pasur nota shume te larta per Interin nga La Gazzetta dello Sport diten e sotme ne mengjes pas fitores…

21 hours ago