Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Juxhin Rama

Juxhin Rama – President

Une quhem Juxhin Rama dhe jam 23 vjec(i datelindjes 1990). Jam Presidenti i Inter Club Albanias por edhe krijues i faqes me te madhe shqiptare zikalter ne facebook Fc Inter Club Albanias. Ishte 13 nentori i vitit 1996, kur luhej ndeshja e Kupes se Italise Juventus – Inter dhe ne kete ndeshje Interi fitoi 0-3 me gola te Zamorano, Ince dhe Djorkaeff. Pikerisht ketu fillon jeta ime si zikalter!

Juxhi San Siro1

Ne Meazza, shkurt 2013. Derby Inter-Milan 1-1.

Nuk mendoj se kjo ndeshje me beri mua Interist, por kjo ndeshje nxorri ne pah ndjenjat e mia ndaj ksaj skuadre te mrekullueshme, sepse sipas meje ne zikalterit e vertete nuk behemi per ndonje arsye te vecante Interista, por lindim per tu bere te tille! Kushedi se sa e sa here jam qortuar nga prinderit kur kam qene i vogel sepse i mbushja dyert e shtepive te lagjes plot me “Inter Bota, Milan Rrota”, edhe kapaket e librave, librat dhe faqet e fundit te fletoreve ishin te mbushura me “Inter” apo me emra lojtaresh. Te mesoja? Sbehej fjale, gjerat e vetme qe mesoja ne ate kohe ishin: Emrat e lojtareve, numrat, golat, ndeshjet. Nese dikush me pyet si e keni kaluar femijerine, pergjigja do te ishte: SI INTERIST! As vite te tera vuajtje nuk arriten qe ta zbehin dashurine time per te, sepse per ne Interistat , Interi nuk është vetëm një pasion, është ndjenjë. Nuk është vetëm fanellë, është lekurë. Nuk janë vetëm 90 minuta, por është e gjithë jeta! Sic thote edhe Beppe Severgnini ne nje nga librat e tij “L’Inter e` una difficile storia d’amore, non un prodotto di serie” (Interi eshte nje histori e veshtire dashurie, jo nje produkt serie). Ai ka plotesisht te drejte sepse qe te jesh Interist eshte e veshtire, do sakrifice dhe vuajtje. Nese Interi do te ishte thjesht nje skuader futbolli, nuk do te shpjegohej dot pasioni me te cilin me miliona tifoze e ndjekin cdo dite, cdo ore e cdo minute.

IMG_7476

Ne Curva Nord bashke me Arielin, nje Interist i madh i ICA. Inter-Juventus 2013. Hera e dyte ne Curva Nord per mua. Emocion gjigand si gjithmone…

Ne kemi qene deshmitare te faktit qe pavarsisht rezultateve  te dobta, rreth 15 vjet pa mare Kampionatin dhe 43 pa fituar Champions populli Interist nuk eshte zvogeluar, perkundrazi eshte rritur ne numer dhe normalisht qe per keta miliona tifoze ia vlejti ajo pritje sepse Interi ka 7 vjet qe ndodhet ne majat e Italise dhe Europes. Te jesh Interist eshte te zgjedhesh te jetosh perhere ne mes te depresionit dhe euforise: Nje emocion i forte e i vazhdueshem, jo shume i keshillueshem per ata qe kane probleme me zemren por qe te formon karakterin, te zhvillon durimin dhe nje ndjenje te fuqishme qe nuk vdes kurre dhe jeton ne zemrat e miliona zikalterve neper bote. Interi per mua eshte gjithcka, nuk do te me mjaftonin romane te tere per te shprehur ate qe ndjej per kete skuader, nuk lodhem kurre! Ne 7 Tetor 2009 kur krijova faqen e facebook Fc Inter Club Albania nuk e mendova se do kisha patur aq sukses, por qe te arrija deri ketu duhej shume pune. Ishte faqja e pare e Interit qe u hap ne facebook dhe sot jemi faqja me e dashur e me e madhe per zikalterit… Ndersa 9 Nentori i 2011 ka qene dita me e rendesishme e jetes time, sepse arrita te marr driten jeshile per krijimin e “Inter Club Albanias” nga vete Interi! Gezim i pamase, dicka e re ne Shqiperi, si askush tjeter dhe si gjithmone te paret jemi ne Interistat. Tashme numrojme 182 zikalter te teseruar por se shpejti do te jemi me mijera dhe fakti qe jemi tifozeri zyrtare te mrekullon, te jep stimuj te rinj qe te perpiqemi akoma me shume, sepse ne emer te dashurise per Interin un bej gjithcka…

Viti 2011 u mbyll ne menyren me te mire te mundshme, nje ftese mirnjohjeje nga Interi per te vizituar Meazzen, per te takuar drejtuesit, por edhe nje bilete falas per ne tirbunen VIP te cilen e kam ruajtur te paprekur, sepse preferova te shkoj ne Curva Nord, aty ku kendohet 90 minuta per Interin, aty ku Interi esht besim, burim jete, gjithcka. Pak a shume te gjithe jemi Interista ne menyren tone, te cmendur ne menyren tone dhe te vecante ne menyren tone por na bashkon dicka, Interi i cili na ben vellezer e motra. Jemi nje famlije universale te cilet mbrojme me fanatizem ngjyrat dhe fanellen zikalter deri ne vdekje! Fakti qe Inter Club Albania u krijua ne nje kohe aspak te mire per Interin, tregon se ne Interistat jemi te afte ta kthejme hidherimin dhe inatin ne force, mjafton te jemi te bashkuar dhe ne, ashtu do te jemi gjithmone: TE BASHKUAR, sepse vetem keshtu mund te arrijme te rruga e suksesit! FORCA INTER SOT & PERGJITHMONE.