Categories: Uncategorized

Inter, Libero zbulon: “Ja si reagoi Marotta kur PSG beri oferten e pare prej 60 milione eurosh per Hakimi: ai…”

Achraf Hakimi eshte emri kryesor ne kete moment tek Interi ku po flitet shume per nje largim te mundshem te tij.

Tratativa me PSG duket se ka filluar dhe eshte ne nje stad te avancuar, por palet ende nuk kane rene dakord per shifren finale.

Nderkohe, pak me pare, Libero (ne nje shkrim ekskluziv te Fabrizio Biasin, gazetar shume afer ambientit te Interit), ka treguar reagimin e Beppe Marottes kur ka ardhur oferta e pare e Paris Saint Germain.

“Nga te rejat e fundit, duket se Leonardo i ka vene syte mire tek lojtari: deshiron ta bleje dhe eshte gati te beje nje cmenduri per te.”

“Ne kete moment, vete Hakimi nuk do i thoshte kurre jo nje oferte kaq te shtrenjte sa ka pergatitur skuadra pariziene per te.”

“Plot 8 milione euron e sezon qe me bonuse mund te kapin edhe shfiren 10 milione euro. Pak a shume me shume se dyfishi qe ai aktualisht merr tek Interi. Jo pak apo jo?”

“Por duket se ne kete mes kemi nje te pakenaqur: ai eshte Beppe Marotta. Me sa duket ai ka pasur nje reagim te bukur ne momentin e ofertes e Parisit.”

“Beppe Marotta, sapo e ka pare kete oferte, menjehere i ka thene asistenteve te tij qe te kthejne nje fax per PSG ku te thuhet se kjo oferte cilesohet shume e ulet.”

“Ky ka qene reagimi i tij i pare. Per te marre Hakimin Interi ka paguar 40 milione euro dhe per ta shitur ate, Interi pretendon te pakten 80 milione euro.”

“Pra, pretendimi i administratorit te deleguar te Interit eshte sa dyfishi i investimit qe eshte bere per te nje vere me pare.”

“Qe ky transferim te behet, duhet te kapen disa kushte te caktuara dhe Interi eshte shume e qarte me Leonardon.”

“E vertete qe Interi duhet te shese per shkak te paqendrueshmerise ekonomike prej pandemise, por askush nuk do te falet.”

“Interi nen cmim nuk do te shese askend dhe sidomos lojtare kyc dhe te cmuar si puna e Hakimit qe do te ishin titullare ne cdo skuader ne bote. Kush e do ate, duhet te paguaje aq sa eshte e drejte te paguhet.”

“Dhe Hakimi nga Interi mund te shitet me nje cmim qe do e kishte zili edhe periudha para-pandemi. Gjithmone nese shitet, sepse merkato permban teper te papritura…”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Ish-lojtari i njohur i ben thirrje Milanit: “Duhet ta ndalin menjehere Inter-Kessie: per tifozet e Milanit do ishte nje…”

Massimo Orlando, ish-lojtar, ka folur per Maracana, gjate pasdites, ku eshte ndalur keshtu nga TMW Radio per te komentuar disa…

10 hours ago
  • Uncategorized

Avokati i njohur zbulon: “Ja cfare rrezikon Juventusi me kete skandal: renia ne Serie B dhe heqja e Scudettos nje…”

Avokati i njohur, Mattia Grassani, ka dhene nje interviste per Il Messaggero, duke u ndalur keshtu te termeti qe ka…

10 hours ago
  • Uncategorized

Milan Skriniar, direkt nga Dubai vjen nje shenje e forte rinovimi? “Lojtari ka marre mesazhe te shumta pasi gruaja e tij ka…”

Milan Skriniar eshte ne qender te reflektoreve me shume se kurre. Te premten lojtari do te rikthehet ne Appianp Gentile…

10 hours ago
  • Uncategorized

Kessie-Inter, flet edhe agjenti i lojtarit: “Ne kete moment ka vetem nje te vertete: lojtari asnjehere nuk…”

Franck Kessié eshte perfolur shume ne oret e fundit per nje kalim ne Milano, tek Inter, ne formen e nje…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gosens perfundon ne Bundeslige? “Ne oret e fundit Inter eshte kontaktuar nga klubi i…”

Kerkimi per nje mbrojtes te krahut te majte per Interin sapo ka filluar dhe emrat ne listen zikalter jane me…

10 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta, kritika shume te medha per Lautaro Martinez: “E pate dje me Argjentinen? Duket sikur ka…”

Argjentina ka fituar 2-0 ndaj Polonise dhe ka fluturuar per ne raundin tjeter ne Kupen e Botes ku do te…

10 hours ago