Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

557 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Libero zbulon: “Ja si reagoi Marotta kur PSG beri oferten e pare prej 60 milione eurosh per Hakimi: ai…”

Inter, Libero zbulon: “Ja si reagoi Marotta kur PSG beri oferten e pare prej 60 milione eurosh per Hakimi: ai…”
Inter Club Staff

Achraf Hakimi eshte emri kryesor ne kete moment tek Interi ku po flitet shume per nje largim te mundshem te tij.

Tratativa me PSG duket se ka filluar dhe eshte ne nje stad te avancuar, por palet ende nuk kane rene dakord per shifren finale.

Nderkohe, pak me pare, Libero (ne nje shkrim ekskluziv te Fabrizio Biasin, gazetar shume afer ambientit te Interit), ka treguar reagimin e Beppe Marottes kur ka ardhur oferta e pare e Paris Saint Germain.

“Nga te rejat e fundit, duket se Leonardo i ka vene syte mire tek lojtari: deshiron ta bleje dhe eshte gati te beje nje cmenduri per te.”

“Ne kete moment, vete Hakimi nuk do i thoshte kurre jo nje oferte kaq te shtrenjte sa ka pergatitur skuadra pariziene per te.”

“Plot 8 milione euron e sezon qe me bonuse mund te kapin edhe shfiren 10 milione euro. Pak a shume me shume se dyfishi qe ai aktualisht merr tek Interi. Jo pak apo jo?”

“Por duket se ne kete mes kemi nje te pakenaqur: ai eshte Beppe Marotta. Me sa duket ai ka pasur nje reagim te bukur ne momentin e ofertes e Parisit.”

“Beppe Marotta, sapo e ka pare kete oferte, menjehere i ka thene asistenteve te tij qe te kthejne nje fax per PSG ku te thuhet se kjo oferte cilesohet shume e ulet.”

“Ky ka qene reagimi i tij i pare. Per te marre Hakimin Interi ka paguar 40 milione euro dhe per ta shitur ate, Interi pretendon te pakten 80 milione euro.”

“Pra, pretendimi i administratorit te deleguar te Interit eshte sa dyfishi i investimit qe eshte bere per te nje vere me pare.”

“Qe ky transferim te behet, duhet te kapen disa kushte te caktuara dhe Interi eshte shume e qarte me Leonardon.”

“E vertete qe Interi duhet te shese per shkak te paqendrueshmerise ekonomike prej pandemise, por askush nuk do te falet.”

“Interi nen cmim nuk do te shese askend dhe sidomos lojtare kyc dhe te cmuar si puna e Hakimit qe do te ishin titullare ne cdo skuader ne bote. Kush e do ate, duhet te paguaje aq sa eshte e drejte te paguhet.”

“Dhe Hakimi nga Interi mund te shitet me nje cmim qe do e kishte zili edhe periudha para-pandemi. Gjithmone nese shitet, sepse merkato permban teper te papritura…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.