Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Giorgio Muggiani

GIORGIO MUGGIANI – AI QE KRIJOI NJE ENDERR

«Do të lindë këtu në restorantin “L’Orologio -Sahati” në Milano, vendi i artistëve dhe do të jetë gjithmonë një skuadër me talente të mëdha. Kjo natë e mrekullueshme do ti japë ngjyrat emblemës tonë: zi dhe kaltër dhe me sfond të artë yjesh. Do të quhet Internacionale, sepse ne jemi vëllezërit e Botës!» – Giorgio Muggiani, 9 mars 1908.

Muggiani1

Giorgio Muggiani.

Giorgio Muggiani ka qene nje piktor italian, pionier i ilustrimeve publicistike, dhe karikaturist. Por Muggiani eshte shume i famshem per historine e futbollit italian, sepse ka qene pikerisht ai qe ka themeluar Internazionale Milano Football Club.  Pasardhes i nje familjeje tregetaresh milaneze, ne fillimet e shekullit, dergohet nga familja e tij ne Zvicer, ne kolegjin/shkollen Institut auf dem Rosenberg ne San Gallo, ku do te merrte mesimie per formimin e pergjegjesive per te ardhmen. Dhe pikerisht ne Zvicer zbuloi pasionin per futbollin qe do ta shoqeronte artistin gjate gjithe jetes. Ne 1904 skuadra lokale e San Gallo, per te cilen Muggiani bente tifo, fitoi kampionatin e futbollit Zvicerian dhe studentit te ri i lind nje entuziazem per kete loje.

Pas rikthimit te tij ne Itali, Muggiani behet pjese e Milan Football dhe Cricket Club por per shkak te nje mosmarveshje me presidentin e atehershem Gianni Camperio per arsyen se nuk kishin te njejtin vizion , vendos te krijoje, mbremjen e 9 marsit 1908, ne restorantin Orologoi, bashke me 42 anetare te tjere Football Club Internazionale Milano, per te cilen dezenjoi edhe logon e klubit. Stema e shoqates se re kishte nje sfond me dy rrathe , nje blu dhe nje te zi, dhe me shkronja ne pjesen e bardhe: F, C, I, M ( Football Club Internazionale Milano ). Arsyeja qe Giorgio Muggiani zgjodhi ngjyrat ZiKalter sepse ato dite kishte ne tavoline vetem dy ngjyra, te zezen dhe te kaltren. Por nje interviste e femijeve te Muggiani ka zbuluar se si u be zgjedhja e ngjyrave, po ashtu dhe per emrin, ne kontrast te hapur me ato te Milanit. Ne 1914, per kerkesen e publicistit te ri Benito Mussolini, dizenjoi gazeten e te perditeshmes Populli i Italise, modelin qe me pas do te kthehej ne pjese kryesore te shume gazetave. Ndjenja e puneve te venave artistike dhe kreative, e beri nje pionier te jastezakonshem te cartellonistica dhe te ilustracionit publicistik ne Itali dhe nje perkthyes po aq i mire i shpirtit te diteve te tij . “Fushatat” promocionale te Cianzano, Pirelli, Shoqeria e Navigacionit, Rinascente, Martini ( 1921 ), Biscotti Lazzaroni ( 1928 ), Moto Guzzi ( 1917 ), Recoaro dhe Hair Coloring Tonic jane disa nga punet e tij me te famshme.

2

42 themeluesit e Interit.

 

Emri i Muggianit, stema e Interit, fanella e benamata-s si dhe ngjyra zikalter tashme jane ne histori. Interi eshte ne histori! Faleminderit Giorgio, shum faleminderit per kete dhurate!