Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Armando Picchi

ARMANDO PICCHI – KAPITENI KURAJOZ

“Kapiten , kapiteni im”, si ne filmin L’Attimo Fuggente te Peter Weir. “Kapiten, kapiteni im”, si ne librin mahnites te Nando Dalla Chiesa dedikuar ati. Kjo eshte historia e Armando Picchit , kapitenit te Interit te Madh. Historia e nje njeriu te thjeshte te i cili u be legjende , nje engjelli qe shkoi lart ne qiell shume shpejt .

Picchi

Armando Picchi, nje nga kapitenat legjendar te Interit.

Ne moshen 24 vjecare, dihet nese je nje kampion luan prej disa vitesh. Kjo ishte e qarte edhe per Armandon, por qe nuk e shqetesonte fare. I lindur ne Livorno ne vitin 1935, per kete toskan ishte e thjeshte qe te vishte bluzen e skuadres se qytetit te tij Livornos tashme ne Serine B, edhe pse te themi te verteten nuk ishte shum i dashur nga tifozet e Livornos. Ai bente mbrojtesin e djathte por ne fillim bente sulmuesin, shkelqeu per inteligjencen e tij dhe kapacitetin per ta vendosur lojen nga mrapa, pothuajse nje krim ne fundet e viteve 50, kur nje mbrojtesit i kerkohej thjesht te largonte topin sa me larg qe kishte mundesi. Me pak fjale njeri i cili ne ate moshe mezi arriti tek kadetet, si ia bente te mendoje se mund te behej idhull i skuadres me te forte te globit? I armatosur me vendosmeri e urtesi, Armandoja nuk heq dore, stervitej 365 dite ne vit, edhe gjate pushimeve verore, puna e tij e madhe paguhet: Ne 1959 ne fakt zbarkon ne Serine A , i blere nga skuadra e SPAL. Ishte nje sezon i paharrueshem per te, me skuadren ferrareze qe zuri vendin e peste. Ky mbrojtes i djathte i shpejte nuk mund te kalonte pa u vene re, perfundon ne objektivat e te gjitha skuadrave te medha , dhe keshtu ne qershor presidenti i Interit Angelo Moratti vendos ta beje zikalter, nen urdherat e tranjerit te ri Helenio Herrera.

I vendosur si mbrojtes krahu, Picchit i mjaftoje pak kohe qe te hynte ne zemren e tranjerit, i cili e promovon si titullar dhe ben qe ai te luaje me vazhdimesi. Pas dy sezoneve Helenio Herrera vendos t’ia ndryshoje perseri rolin Armandos duke e vendosur ate ne mes te mbrojtjes, disa metra pas te gjitheve, i transformuar ne nje rol te lire: nje veprim i cili do te ndryshonte pergjithmone historine e Interit, nje parakusht qe do te krijonte nje cikel unik. Nga nje ledh mbrojtes Picchi do te behej nje lider i padiskutueshem ne armaten e Herreres, bashke me te ishte ne gjendje qe te mirrte ne dore frenat e skuadres dhe te bente qe te fitonte skuadra e tije. Me shume se nje kapiten Armando ishte tranjeri i vertete ne fushe i atij Interi kampionesh, direktori autentik i orkestres ne grade te drejtoje shoket e skuadres me keshilla e sharje , saqe shume prej tyre, duke perfshire Mazzolen thoshte shpesh:

“Herrera ishte fenomen gjate javes , por pastaj te dielen benim ate qe na thoshte Picchi”.

Padroni Helenio nuk e shikon me sy te mire disa nderhyrje dhe e mbeshtete gjithnje e me pak kapitenin e tij, disa nderhyrje edhe fizike, u ndaluan edhe per disa centimetra. Por Magjistari nuk ishte nje idiot dhe e dinte qe kishte nevoje per kreativitetin ne lojen e tij dhe i duhej Picchi, nje luftetar e nje udheheqes i nje skuadre e cila sillej rreth tij ne cdo moment te veshtire, kur mbrojtja zikalter, ishte e komanduar nga ai ishte e pakalueshme. Se bashku me stoperin mikun e tij Guearneri, benin nje dyshe fenomenale, nje tip dragoi me dy koka qe veshtire se do te perseritet perseri. Sukseset do te vijne si nje rrebesh shiu: Tre skudeto, dy Kupa Kampionesh,dy Kupa Interkontinentale, te gjitha te ngritura ne qiell nga kapiten Armando.

Picchi2

Armando Picchi me bluzen zikalter dhe me dy kupat e fituara: Champions dhe Kupen Interkontinentale

257 ndeshje si nje llogore por qe nuk do te mjaftonin dhe ne vitin 1967 Interi do te humbiste kampionatin dhe finale e Kupes se Kampioneve ne epilogun me tragjik te histories zikalter. Per Helenion fajtori i vetem quhej Armando Picchi. Tashme ai do ta shiste ate te tek Varese. Si bardh e kuq Picchi do te qendronte edhe per dy vite te tjera, duke fituar perseri edhe bluzen e kombetares, e humbur ne vitin 67 per nje polemik absurde me Fabbrin dhe me bandieren milaniste Rivera, qe mbeshtiste nje te lire si ai. Tek kombetarja do te lunate edhe ndeshjen e tij te fundit, ne Sofie do te lunte me nje kembe me fraktura qe i erdhi nga nje demtim qe do ta bente mos te vendoste me kemben ne fushe.

Edhe pse si lojtar Picchi lavdin do ta fitonte vone, i ndryshem do te jete fati i tij si tranjer. Italo Allodi, drejtori teknik i Interit te Madh ishte zbuluesi i tij, ne 1970 do te kalonte tek Juventusi e merr me vete tek Zonja e Vjeter. Ne moshen 35 vjecare Picchi do te behej tranjeri me i ri ne Serine A, por aventura e tij do te zgjaste fare pak: ne fund te ketij sezoni do te vdiste nga nje semundje e pasherueshme. Nga shoku i gjithe Italise Picchi fluturon lart ne qiell: ne funeralin e tij do te merrte pjese i gjithe qyteti i Livornos, qe per te mbajtur zi per Armandon e tyre do te mbyllej te gjithe dyqanet per nje dite te qytetit .

Ishte fundi i nje kampioni legjendar te pafat , i cili mberriti tek te medhenjte kur askush nuk besonte se do te arrinte fale shpirtit luftetar te tij dhe karakterit te tij te pazakonte. Per tifozet zikalter Armando do te jete gjithmone Kapiteni , flamuri i Interit me te bukur te cdo kohe.