Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

14,434 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LIVE MERKATO – Merkato e Interit mbyllet keshtu. Zikalterit mbajne lojtaret me te forte dhe forcohen akoma!

LIVE MERKATO – Merkato e Interit mbyllet keshtu. Zikalterit mbajne lojtaret me te forte dhe forcohen akoma!
Bujar Berishaj

Miresevini ne rubriken ‘LIVE MERKATO’ te www.inter.al, rubrike kjo e cila do t’iu mbaj te informuar gjate tere dites (deri ne oren 23:00 kur mbyllet merkato ne Itali) me lajmet e merkatos zikalter. Lajmet do te jene te pasqyruara ne shqip dhe do te merren parasysh vetem burimet me te medha e me te besueshme te informacionit ne Itali, te tilla si: Gazzetta dello Sport, Corriere dello Sport, TuttoSport, Sky Sport, SportItalia, Premium Sport, Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano, Alfredo Pedulla etj. Qendroni me ne!

LIVE MERKATO – MINUTE PAS MINUTE 

23:00 – Mbyllet merkato ne Itali dhe mbyllet merkaton per Interin!

22:40 – Yao eshte tashme ne Nice dhe do te konkretizoj transferimin ne keto minuta. (FCINTERNEWS)

22:35 – Daniele Sebastiani (president i Pescara): “Tratativa per Yao ka deshtuar, ka shkruar tek Nice, jo te Pescara”. (FCINTER1908)

22:25 – Tratativa per Yao ka deshtuar. Mbrojtesi i destinuar te qendroj te Interi. (SKY)

22:15 Akoma asnje e re. Duket se merkato e Interit do te perfundoj keshtu.

21:35 – Daniele Sebastiani (pres. i Pescara): “Eshte e vertete qe po negociojme per Yao, mund te mbyllim marreveshjen para se te perfundoj merkato”. (FCINTER1908)

21:15 – Tratativa mes Inter e Pescara per Yao eshte ne faze te avancuar. Mund te behet. (FCINTER1908)

21:10 – Rihapet pista Pescara per mbrojtesin Yao qe dukej shume afer Nice. Pescara po provon ta marr nga Interi. (SKY)

21:00 – Agjenti i Jovetic eshte larguar nga hoteli ku po negociohej per malazezin. Stevan qendron te Interi.

20:40 – Fjalet e para te Erkin si lojtar i Besiktas: “De Boer me ka thene qe nuk do te isha pjese e formacionit dhe qe nuk me deshironte ne skuader”.

20:00 – D’Amico (agjenti i Criscito): “Ka pasur tentativa te ndryshme nga ana e Interit edhe per lojtar si shkembim. Zenit ka thene jo nga fillimi, kerkonte nje shume te rendesishme ekonomike” (PREMIUM)

19:55 – Dje eshte folur per nje shkembim Brozovic-Lemina (PREMIUM)

19:20 – Jovetic do te qendroj te Inter. Zikalterit mund te blejne nje mbrojtes por per momentin klubi do te qendroj keshtu. Ndoshta do te vleresohen lojtaret e lire. Eshte folur per Maicon, por nuk ka optimizem per nje rikthim te tij. (SKY)

19:15 – Andrea D’Amico (agjenti i Criscito): “Tashme nuk ka me kohe per nje rikthim te tij ne Itali. Inter dhe Fiorentina? Ka pasur disa sondazhe, asgje me shume”.

19:10 – Asnje levizje konkrete deri tani. Edhe 3 ore e 50 minuta deri ne mbylljen e merkatos.

18:55 – Victor Lindelof: “Do te qendroj te Benfica”. Mbrojtesi suedez ishte lidhur me nje kalim te Interi.

18:20 Santon do te qendroj te Interi. (TWM)

17:45 – Inter deshiron te bej nje operacion ne mbrojtje. Ka provuar per tre lojtar krahu, Lichtsteiner, Darmian e Criscito dhe ne te gjitha rastet nuk behet fjale per huazime por per operacione te rendesishme. Nuk i besojne teresisht mbrojtjes dhe duan te bejne dicka ne mbrojtje. (SKY)

17:35 – Mur i Juventus per Lichtsteiner. Lojtari ka refuzuar Borussian sepse deshiron Interin. (PREMIUM)

17:30 – Inter ne kete merkato ka shpenzuar 99,5 milione euro. E tani? Tani Interi do te qendroj ne dritare deri ne 23:00, dhe ne rast se paraqitet ndonje rast low cost per mbrojtjen mund te vendos te bej nje levizje. Kurre mos thuaj kurre dhe deri ne 23:00 nje dritare e vogel do te jete akoma hapur. Por me nje siguri: interesimi per Lichtsteiner nuk ka pasur nje perfundim pozitiv. Juventus nuk e shet dhe nuk do e shes te zikalterit. (GDS)

17:20 – Milan ka bere nje sondazh per pisten Jovetic permes ndjermjetesuesve me agjentin e lojtarit. Nuk ka pasur tratative direkte me Interin. (PREMIUM)

17:15 – Cagliari po mbyll operacionin per Matias Antonini te Interit me titull definitiv. Lojtari vleresohej shume nga ish-trajneri Mancini. (SKY)

16:55 – Besiktas zyrtarizon transferimin e Caner Erkin nga Interi.

16:45 – Maicon ka telefonuar Interin per te kuptuar nese skuadra mund te jete e interesuar. Raportet kane mbetur te shkelqyera. Eshte i lire dhe keshtu klubi zikalter s’ka nxitim, mban te hapur kete hipoteze. (SKY)

16:30 – Goal.com, duke cituar fjalet e agjentit, raporton se Marcelo Brozovic do te qendroj te Interi dhe do te rinovoj. (GOAL)

16:00 – Maicon i eshte ofruar Interit. Mbrojtesi brazilian enderron fanellen zikalter dhe ka deshire te madhe te rikthehet te Interi. Klubi zikalter nuk ka refuzuar dhe reflekton. Duke qene lojtar i lire mund te transferohet edhe pas mbylljes se merkatos. (FCINTERNEWS)

15:55 – Gjithmone e gjalle pista Lichtsteiner, tratative e veshtire por Inter do te provoj perseri. Pak me vone nje sulm i ri. (SPORTITALIA)

15:30 – Piero Ausilio, duke dalur nga ME, ka folur per te ardhmen e Jovetic duke thene: “Ishte, eshte dhe do te jete lojtar i Interit”. (SKY)

15:25 – “S’ka asnje mundesi qe ta shohim Jovetic te Fiorentina”. Kjo ka qene deklarata e ds te Fiorentines, Pantaleo Corvino kur u pyet ne lidhje me nje transferim te mundshem te malazezit ne Firenze. (FCINTER1908)

15:15 – Kontaktet mes Interit dhe Fiorentines jane te shpeshta ne keto ore. Problemi eshte paga e lojtarit. Fiorentina nuk mund te paguaj te gjithe pagen. Milan po provon te futet, operacion i veshtire. Galliani mund te marr lojtar vetem ne huazim. (SKY)

15:10 – Edhe agjenti i Jovetic eshte duke ardhur ne ME Hotel, qender e tratativave te merkatos. (PREMIUM)

14:55 – Chelsea eshte duke mbyllur per Sissoko. Lojtari i Newcastle United eshte afer londinezeve dhe keshtu Brozovic do te qendronte te Interi, gati per te rinovuar. (PREMIUM)

14:45 – Ausilio dhe dirigjentet e Fiorentines jane akoma ne ME Hotel ne Milano duke negociuar per Jovetic. Milan eshte i interesuar per sulmuesin por nuk eshte akoma nje tratative e vertete. (PREMIUM)

14:35 – Juventus, Lichtsteiner refuzon Borussia Dortmundin. Zvicerani deshiron Interin. Po kerkohet akordi. (PREMIUM)

14:30 – Inter dhe Milan kane gjetur akordin per Jovetic! Kuqezinjte do te marrin persiper blerjen e lojtarit pas huazimit dhe pavaresisht rroges se larte duket se Galliani do te bej nje sforco per lojtarin. (SPORTITALIA)

14:15 – Interit i eshte propozuar Emanuelson, ish-lojtar i Milan. Zikalterve nuk u intereson lojtari. (FCINTER1908)

14:00 – Oferte prej 20 milione euro per Brozovic nga Chelsea, oferta u refuzuar sepse u konsiderua e ulet. (PREMIUM)

13:55 – “Te reja? Sonte do e mesoni. Merkato e Interit e mbyllur? Po. Jovetic? Eshte tashme ketu”. Keto kane qene fjalet e Piero Auslio per Premium Sport sa i perket merkatos.

13:45 – Milani ka kontaktuar me agj. e Jovetic i cili pastaj ka njoftuar Ausilion per interesimin e tyre. (SKY)

13:35 – Inter dhe Fiorentina po negociojne per Jovetic. Nderkohe ne keto momente eshte interesuar edhe Milan! (SKY)

13:20 – Edhe ds Piero Ausilio eshte ne Milano, qender e tratativave te merkatos. (FCINTER1908)

13:15 – Tinti, agjent i Ranocchia dhe Darmian eshte pare ne Milano. I pari duket i destinuar te qendroj te Interi. I dyti eshte kerkuar nga zikalterit por United ka thene jo. (FCINTER1908)

13:05 – Inter do te rinovoj me Icardin ne shtator. Kontrate deri me 2021 (4,5 milione ne sezon) dhe klauzole prej 110 milione e vlefshme vetem per jashte Italie. (GDS)

12:55 – Erkin eshte huazuar te Besiktas. Yao eshte afer Nice si huazim te drejte blerje per 3,5 milone dhe opsion ri-blerje. Lamtumira e turkut i ka dhene pak oksigjen zikalterve qe tani nuk duhet te paguajne rrogen e tij prej 2 mil. euro (CDS)

12:30 – Caceres vazhdon te konsiderohet jo i besueshem nga ana fizike. Mbetet lojtari me i lehte per t’u arritur por Inter ka nevoje per nje mbrojtes te gatshem, kurse ish-lojtari i Juventus rrezikon te jete i pa-disponueshem deri ne nje muaj. (TS)

12:15 – Manchester United ka thene jo per Darmian. Nje mbrojtes do te arrij vetem ne rast se paraqitet ndonje rast ne merkato me kushte te caktuara, perndryshe cdo diskurs do te shtyhet per ne janar. Yao mund te shkoj tek Nice ne France. (SKY)

12:00 – Brozovic mund te qendroj. Conte eshte i interesuar per kroatin por Chelsea nuk ka materializuar 25 milione e kerkuara nga Inter, klubi zikalter ka folur tashme me agjentin e tij per rinovimin. (CDS)

11:30 – Jovetic, Fiorentina kerkon huazim gratis dhe nuk deshiron te paguaj te gjithe rrogen prej 3,5 milione. Interi nuk degjon fare dhe tani ka pak pesimizem per operacionin. (GDS)

11:00 – Lichtsteiner ka kerkuar te zgjidh kontraten me Juventus por bardhezinjte kane kuptuar qe Interi deshiron ta marr me parametra zero dhe ka bere mur. Mund te largohet per 5-6 milione, por jo te Interi. (LA STAMPA)

10:15 – Ausilios dje i jane propozuar disa mbrojte krahu si Coentrao e Debuchy, por shkendija nuk eshte shkrepur. Van Rhijn, qe ka punuar me De Boer te Ajax dhe qe nuk eshte duke gjetur hapesire me Club Brugge mund te jete surpriza e minutes se fundit? (CDS)

10:00 – Caner Erkin ka kaluar testet mjeksore me Besiktas dhe eshte tashme edhe zyrtarisht lojtar i tyre. Operacioni? Huazim me te drejte blerje.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.