Categories: Nga 0 deri ne 10

Nga Zero ne Dhjete: Deficiti i rendesishem, gabimet arbitrare dhe minutat midis nderrimeve.

Kunder Napolit vjen humbja e dyte sezonale per Interin, dhe kesaj rradhe rezultati rendon shume ne klasifikim. Te riperjetojme sfiden e San Paolos ne statistika… Nga Zero ne Dhjete.

ZERO – Tifozet qe e kane pranuar Mazzarrin, fillimisht si kundershtar, me fishkellima te shumta. Fishkellima mosmirenjohese per nje trajner qe ka marre nje Napoli ne gjysmen e klasifikimit, e rigjalleroi nga deshtimi, dhe e ka cuar ne majat e futbollit italian duke i rritur vleresimin per futbollistet dhe duke i rritur prestigjin klubit.

NJE – Kunder Napolit vjen penalltia e pare e pritur nga Handanovic, i cili ka famen e pritjeve te penalltive por deri ne keto momente, ne 2 precendente, eshte dorezuar perpara sulmuesve nga goditjet prej pikes se penalltise (Rossi dhe Totti). E katerta penallti ne disfavorin e Interit per kete vit, nderkohe nje penallti eshte neutralizuar nga Carrizo ne Torino dhe bilanci flet shume qarte: 0 ne favor, 4 kunder.

DY – Dy here ka arbitruar Tagliavento Interin kete vit, e dyta humbje e shoqeruar me polemika. Kunder Romes akordoi nje penallti per nje faull jashte zone te Pereira mbi Gervinho, kesaj rradhe kartoni i kuq i Alvarez dhe nje penallti e mosakorduar mbi Palacion.

TRE – Gabimet e renda te Tagliaventos ne dem te Interit: nuk shikon nje faull mbi Palacion dhe nuk akordon penallti (per me teper akordon faull kundra), dhe nje shtyrje ne fushe ndaj Taider nga Inler. Dhe ajo me e qarta eshte kartoni i dyte i verdhe ndaj Alvarez qe i kushton te kuqin dhe kushtezon ndeshjen.

KATER – Golat e pesuar te Interit ne San Paolo kunder Napolit, deficiti me i rende ne kete sezon: deri me tani humbja me e madhe ishte kunder Romes ne shtepi 3-0. Thirrje urgjente per te rregulluar dicka ne paketen e mbrojtjes.

PESE – Sekondat qe kaluan nga futja ne fushe e Pandev tek penalltia e shkaktuar nga Ranocchia ne zone. fat i madh qe Handanovic ja mohon gezimin e golit ish-futbollistit te Interit.

GJASHTE – Here qe Napoli gjate ndeshjes gjendet ne superioritet numerik per shkak te ndeshkimit te kundershtarit me karton te kuq ne kete kampionat.

SHTATE – Minutat qe mbeten deri ne fund te ndeshjes, futet ne fushe Icardi, qe midis demtimeve dhe eventeve te gossip, me fund rikthehet ne fushe. Nje rekuperim qe, duke pare edhe mbremjen negative, kalon pa u vene re.

TETE – Golat e pesuar nga Interi ne tre ndeshjet e fundit: 1 kunder Sampdorias, 3 kunder Parmes, 4 kunder Napolit: nje statistike shqetesuese, nje hemoragji ne te cilen Mazzarri nuk po arrin ta ndaloje.

NENTE – Minuta qe nga fillimi i ndeshjes ne momentin qe numri 9 i Napolit, Higuain, shenon golin e avantazhit. NENTE jane dhe minutat nga kartoni i kuq i Alvarez ne golin e katert te Napolit e shenuar nga Callejon.

DHJETE – Sulmet e Napolit ne porte kunder gjashte te Interit. Ne dhjete gjuajtje te Napolit ne porten e Interit arriten te shenonin kater here. Nje efikasitet i nivelit te larte.

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: nga 0 ne 10

Recent Posts

  • Uncategorized

TS zbulon: “Inter, Marotta ka leshuar edhe nje ultimatum dje per Milan Skriniar: ka kohe te vendose deri ne…”

Me sa duket, tashme te gjithe e konfirmojne: diten e djeshme ka pasur nje kontakt teper te rendesishem me Milan…

9 hours ago
  • Uncategorized

Juventus, Allegri konfirmon: “Ndaj Interit me 99% do te kemi mungesen e dy lojtareve: nuk do te jete as…”

Me sa duket, diten e sotme Allegri, tranjeri i Juventusit ka dhene nje lajm teper te rendesishem per ndeshjen ndaj…

9 hours ago
  • Uncategorized

Buffon ben parashikimin: “A mund ta fitoje Scudetton dot Interi kete sezon? Kjo do te ndodhe vetem nese ata…”

A do te arrije Interi te futet ne garen per titull dhe te permbyse gjithcka? Kjo eshte pyetja qe i…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ‘plas’ ceshtja Joao Mario? “Sporting ka paditur Interin per te marre 30 milione euro demshperblim: ja detajet”

Ashtu si eshte bere me dije pak ore me pare, Sporting Lisbona ka hedhur Interin ne gjyq per kalimin e…

9 hours ago
  • Uncategorized

Stankovic, cfare fjalesh perpara Inter-Sampdoria: “10 vitet me te bukura te jetes time i kam kaluar te Inter. Por tifozet me njohin dhe e dine se…”

Nje sfide amarcord diten e neserme ne darke per Dejan Stankovic, qe kthehet keshtu ne San Siro per here te…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Biasin zbulon: “Me duhet te them te verteten, per mua do ishte e pabesueshme nese Inter do arrije te…”

Fabrizio Biasin ka qene i ftuar per Telelombardia diten e sotme dhe ai ka folur prape per rinovimin e Milan…

15 hours ago