Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

706 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cambiasso nuk permbahet: “Po si mund te shpreheni dhe te thoni sot se Interi ndaj Shakhtar…

Cambiasso nuk permbahet: “Po si mund te shpreheni dhe te thoni sot se Interi ndaj Shakhtar…
Inter Club Staff

Perfundon 0-0 ndermjet Shakhtar dhe Inter. Skuadra e Contes nuk ka gjetur dot rrugen e golit, pavarsisht shume rasteve te pasura gjate ndeshjes.

Nderkohe, ne fund te saj per mikrofonat e Sky Sport ka folur edhe legjenda Cambiasso qe qene i ftuar ne cilesine e opinionistit.

“Interi ka treguar ne fushen e lojes siguri, ka munguar ai pasimi i fundit. Kane qene shume aspekte pozitive sot, edhe sepse mund te fitohej kjo ndeshje.”

“Mendoj se eshte shume e veshtire qe Real Madrid te mos kualifikohet per raundin tjeter, me mire nje fitore e tyre sot.”

“Interi duhet te mendoje per vete. Sot ka munguar kthjelltesia ne metrat e fundit, kundershtaret kane vene ne fushe nje linje me 5 mbrojtes.”

“Lautaro? Nuk ka pasur shume raste per te treguar vlerat e tij.”

“Kur ke nje dite si kjo, duket te shenosh me nje rast te vetem, por mendoj se Interi duhet te kishte bere me mire ne sulm dhe mund te kishte krijuar edhe raste te tjera.”

“Interi nderkohe ka bere ne menyre perfekte fazen e mbrojtjes.”

“Duke pare fushen, Interi ka shume mundesi te kaloje grupin dhe me siguri, me dy pike ama, nuk mund te jete favorite.”

“Sipas meje eshte nje grup i ekulibruar.”

“Por nuk kuptoj se si mund te shpreheni dhe te thoni se sot Interi ndaj Shakhtar nuk ka luajtur mire. Perkundrazi.”

“Ndeshja e Interit ka qene shume e mire. Ka munguar vetem goli.”

“Ndaj Real Interi do te kete me shume mundesi per te sulmuar, sepse nuk do te jete nje skuader si Shakhtar qe do te mbroje me nje linje me pese lojtare.”

“Por Real ne sulm ama te krijon me shume probleme.”

“Interi duhet te kete kujdes maksimal. Por si sot nje jave, mund te ndodhe gjithcka.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.