Di Marzio: “Chelsea eshte e hapur per shitjen e Cuadrados. Juventus dhe Inter…”
Juan Cuadrado dhe Chelsea, nje raport i veshtire qe nga fillimi.
Gjashte muaj nga janari deri ne qershorin 2015, pastaj huazimi te Juventus dhe tani ngecje, me kolumbianin qe deshiron te largohet nga Londra, pavaresisht se Antonio Conte e pelqen shume ate, per t’u kthyer ne Itali. Dhe tani Chelsea po hap per shitjen, duke pare vullnetin e lojtarit.
Pas tij jane Juventus dhe Inter, me bardhezinjte qe kane arritur te ofrojne 25 milione mes huazimit dhe obligimit per blerje, me Blues qe kerkojne 30 milione. Interi mendon per te si alternative te Candrevas, kurse edhe Montella mund te kerkoj ta marr me vete te Milani.
Per momentin agjenti i tij, Alessandro Lucci, po punon qe t’i sjell Chelseas oferten me te mire per te gjitha palet.