Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

521 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Faza finale e Europa League eshte ne rrezik te forte ne Gjermani? UEFA komunikon: “Duhet te kemi shume kujdes per sa i perket protokollit.”

Faza finale e Europa League eshte ne rrezik te forte ne Gjermani? UEFA komunikon: “Duhet te kemi shume kujdes per sa i perket protokollit.”
Inter Club Staff

Me sa duket, pandemia ka filluar te jete shume e rrezikshme dhe ne kete menyre, po rrezikon edhe mbarevajtjen e futbollit.

Gjithcka ka te beje me situaten ne Gjermani ku numri i infektimeve po rritet dita-dites dhe ka arritur shifra teper te larta.

Shifrat ne kete moment flasin per me shume se nje mije te infektuar ne nje ditet te vetme dhe dicka e tille nuk kishte ndodhur qe ne fillim te majit.

Me sa duket, ‘lokomotiva ekonomike’ e Europes eshte bere nje lokomotive e vertete edhe per numrin e te infektuarve ne dite, duke qene se eshte nje nga shtetet me me shume infektime ne nje dite te vetme. Por per kete situate, UEFA ka reaguar mengjesin e sotem.

Organizata me e rendesishme e futbollit europian ka deklaruar se te gjitha ndeshjet e kombetareve jane ne rrezik te forte nese protokollet e Champions League dhe Europa League nuk do te respektohen.

Nje nga keto dy turne ka filluar vetem dy dite me pare, ndersa Champions League e ka radhen sot.

“Eshte shume e nevojshme – ka nenvizuar UEFA – qe te gjithe palet te ndjekin me perpikmeri praktikat higjenike te percaktuara ne protokollin e miratuar.”

“Nese keto protokolle nuk do te respektohen, mund te jene ne rrezik jo vetem ndeshjet e kombetareve, por edhe ndeshjet e Europa League qe kane si shtepi Gjermanine.”

Nderkohe, nje ndalese tjeter e futbollit europian mund te sjelle anullimin perfundimtar te kompeticioneve europiane sepse kohe per ti mbyllur nuk ka me duke pare se sezoni i ri eshte prapa portes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.