Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

657 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN zbulon gjithcka: “Interit i eshte propozuar nje lojtar me parameter 0: ja detajet.”

FcIN zbulon gjithcka: “Interit i eshte propozuar nje lojtar me parameter 0: ja detajet.”
Inter Club Staff

Ne nje periudhe ku cdo klub duhet te kerkoje te kurseje sa me shume dhe te mendoje gjithesesi per te permiresuar skuadren, levizjet duhet te jene shume te kujdesshme.

Ne kete liste eshte edhe Interi, me klubin zikalter qe ka shume nevoje per te bere levizje te menduara mire duke pare edhe sezonin e ri qe eshte perpara.

Per kete arsye, pavarsisht se ne pamje te pare duket sikur spo leviz asgje, klubet tratativat i kane vazhduar.

Mund te mungojne parate, por nuk mungojne idete per tratativa dhe dyshja Beppe Marotta – Piero Ausilio vazhdojne te vleresojne lojtare te ndryshem.

A BOLA - Milan oferece pré-contrato a Otávio (FC Porto)

Dhe keshtu, me sa duket, pikerisht per sa i perket merkatos, Interit i ka ardhur nej propozim i ri per nje lojtar me paramter zero.

Behet fjale per Otavio Edmilson da Silva Monteiro, i cili njihet nga te gjithe pothuajse me emrin Otavio dhe luan ne Portugali.

Ai eshte nje brazilian me pasaporte komunitare (ka edhe shtetesi portugeze) dhe eshte nje mesfushor me cilesi te larta teknike i lindur ne 1995.

Otavio eshte ne skadence kontrate me Porton, klub ku kete sezon ka shenuar 3 gola dhe ka dhene 8 assist deri me tani.

Ai nuk deshiron te vazhdoje me eksperiencen e tij te Porto dhe duket se agjenti Gabriele Giuffrida ka kohe qe ja propozon Interit. Zikalterit po mendohen dhe mund te kete zhvillime te rendesishme gjate javeve ne vazhdim. Normalisht behet fjale per nje transferim me parameter zero ne qershor.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.