Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

346 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Inter, ja cfare ke me shume se te tjeret ne keto jave qe kane mbetur: ne radhe te pare nje…”

Gazzetta zbulon: “Inter, ja cfare ke me shume se te tjeret ne keto jave qe kane mbetur: ne radhe te pare nje…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport diten e sotme ka propozuar edhe nje analize 360 grade qe nis prej momentit te veshtire te Interit tani, e qe vazhdon deri ne fund te kampionatit.

Ata kane filluar analizen duke e nisur gjithcka nga ndeshjet me Milan, Napoli dhe Sassuolo, ndeshje nga ku Inter ka dale me vetem nje pike.

E perditshmja italiane nenvizon se mbi te gjitha, pas dy muajsh te zjarrte, Inter do te perballet nga tani e deri ne fund vetem me Juventusin, e vetmja skuader e vendeve te para.

Gjithesesi, ata thone nder te tjera se perballe do te jene edhe skuadra te veshtira qe duhen trajtuar me respekt si Torino, Fiorentina dhe Roma.

Nderkohe, ne mes te gjithckaje eshte edhe sfida me Bolognen, qe duhet te rekuperohet dhe ku Interi duhet te fitoje me patjeter.

Pikat kritike jane te dukshme: e para ka te beje me Lautaron, qe ka shume kohe qe nuk shenon gol ne Serie A.

Por edhe Sanchez eshte nje pike tjeter per tu ndalur. Keq edhe mbrojtja kohet e fundit me De Vrij qe ka bere keq dhe Handanovic komplet jashte forme.

Njeriu me shume? Paradoksalisht mund te jete Lautaro, nese do te rikthehet te jete El Toro i vertete per Interin.

Ne kete moment, arma vdekjeprurese mbetet Perisic, i cili ka marre perpara edhe Liverpool.

Ne fund, syte te loja. 3-5-2 eshte totalisht i kolauduar dhe nuk do te kishte kuptim qe formacioni te prekej per Interin.

Por duhet pa piken e dyshimit qe te shihet me kujdes se cfare lojtaresh jane gati per te luajtur ne kete moment, sepse ka lojtare te lodhur.

Gjithesesi, armet me shume te Interit ne kete moment jane dy: ndeshja per tu rekuperuar ndaj Bolognes dhe kalendari me i lehte se kundershtaret.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.