Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

580 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter merr vendimin per perfundimtar per Dumfries: “E mbani mend Hakimin? Tani do te…”

Inter merr vendimin per perfundimtar per Dumfries: “E mbani mend Hakimin? Tani do te…”
Inter Club Staff

“Nje rrugetim alla-Hakimi. Kush te marten ne mbremje, pasi ka pare ndeshjen e bere nga Denzel Dumfries ka filluar te ngreje perseri pikepyetje per hollandezin, duhet te kujtoje dicka te rendesihme.”

“Sa kohe ju desh Achraf Hakimit te behej i rendesishem tek Interi? Me siguri ju deshen te pakten dy muaj.”

Keshtu hapet sot Tuttosport e cila vendos fokusin e saj te Denzel, mbrojtesin e krahut te Interit qe ende nuk ka arritur te tregoje te gjithe potencialin e tij.

Por normalisht mbi te peshon nje krahasim i rendesishem me ish-lojtarin zikalter qe sot ndodhet te Paris Saint-Germain.

“Marokeni, ne dy muajt e gjysem me Interin, nuk kishte arritur ende ta bindte plotesisht Antonio Conten.”

“Ai kishte nje sjellje shume sulmuese per shijet e Contes edhe pse shpejtesia dhe kualiteti nuk i mungone aspak.”

“Problemi i tij ishte taktik, e per kete arsye, Hakimit ju desh shume kohe qe te fitonte vendin e titullarit. E njejta gje po ndodh edhe me Dumfries pak a shume.”

“Hakimi per here te pare filloi te behej i rendesishem ne daten 5 dhjetor, me nje assist per Lukaku ne shtepine e Borussia Dortmund dhe me pas me nje dopiete ndaj Bolognes dhe nga ai moment nuk e leshoi me vendin e titullarit.”

“Ja, pikerisht Dumfries po i ndodh pak a shume e njejta gje: impakt i madh, tifozet duan nje progresion te tij, por lojtari eshte ende ne veshtiresi qe te kuptoje disa levizje mbrojtese. Kjo gje ndodhi edhe ne Kiev.”

“Nderkohe nga Interi duket se kane marre nje vendim per lojtarin dhe jane te qete: lojtari ka ardhur ne mesin e gushtit pa pergatitje fizike.”

“Tani thjesht i duhet te stervitet dhe te njohe me mire futbollin italian, skuadren e re dhe te mesohet pse jo me Inzaghin.”

“Ai ne karrieren e tij ka luajtur gjithmone me kater mbrojtes. Sapo te mesohet do te kthehet ne nje tren si ai ne Europian ku ra ne sy shume per mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.