Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

677 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Samuel Eto’o zbulon ‘pa dashje’ goditjen e radhes se Interit? “Eshte nder me te miret ne bote. Interi ka…”

Samuel Eto’o zbulon ‘pa dashje’ goditjen e radhes se Interit? “Eshte nder me te miret ne bote. Interi ka…”
Inter Club Staff

Samuel Eto’o ka folur per Marca ne nje interviste te gjate dhe natyrisht qe fjalet e tij kane qene edhe per dy nga eksperiencat e tij me te medha: Inter dhe Barcelona.

“Ka qene e njejta dashuri: babai dhe mamaja. Nuk mund te zgjedhesh dot. Kam shkuar te Barcelona fale Laportes.”

“Pastaj tek Interi kam njohur qe fare Zoti qe quhet Massimo Moratti. Nje njeri i mrekullueshem i dashur. Me ka shkuar mire te te dy rastet.”

Ish-sulmuesi ishten e Milano per Inter-Real. Bie ne sy se si ai flet si nje tifoz i vertete i Interit duke folur ne veten e pare:

“Kemi humbur ne minuten e fundit me nje gol te Rodrygo por Interi nuk e meritonte te humbte ne ate ndeshje.”

“Barazimi ishte i drejte. Tani do shkojme ne Madrid dhe do te tregojme se ne dime te luftojme kur gjerat behen te rendesishme.”

“Jose Mourinho? Nje fenomen. I vetmi qe mund te behet kampion i Italise me Romen pas shume vitesh.”

Ka hapsire edhe per nje batute per ndeshjet e medha te luajtura nga ai ne karriere: Eto’o zgjedh nje klasiko Barcelona-Real.

“Pa dyshim, i kalon te gjitha, edhe nje Inter-Juventus. E njejta gje ndodh si ne Madrid apo ne Barcelone.”

“Ti ndjen dicka speciale. Eshte ndeshja me e zjarrte e botes. Edhe pse nuk kam luajtur ne Boca-River, them se ngjajne.”

Ne fund nje koment mbi Onana, ku atij i shpeton nje batute me shume per portierin qe perflitet se mund te transferohet tek Interi.

“Per mua Onana eshte nje nga me te miret ne bote. Nese Interi e ka siguruar, ka bere nje super goditje.”

“Disa jane me eksperte si Mane apo Salah, apo lojtare qe njihen me pak si Aguissa, por Onana me pelqen shume mua.”

“Nuk ka luajtur prej disa muajsh per shkak te nje skualifikimi por eshte nje nder me te miret ne bote per ate qe ka dhene.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.