Adriano rrefehet: “Fillova te pi shume alkol pasi me vdiq babai. Ja si me mbronte Interi nga mediat…”
Gjate nje interviste shume te ndjeshme te leshuar per revisten braziliane R7, ish-sulmuesi i Interit dhe aq shume i dashur per Interistat, Adriano, ka treguar disa detaje rreth varesise se tij ndaj alkolit, probleme te cilat i kompromentuan ne menyre decizive karrieren e tij dhe shperthimin final me fanellen e Interit.
“Vetem une e di sa kam vuajtur ne ate kohe. Vdekja e babait im me ka lene nje boshllek super te madh ne qenien time.”
“Perfundova duke u ndjere shume i vetem. Pas vdekjes se tij mu rrezua e gjithe bota. U izolova.”
“Ne Itali ndihesha vetem, i trishtuar, ne depresion dhe fillova te pi alkol. Ndihesha i lumtur vetem kur pija alkol. E beja cdo nate.”
“Pija cdo gje qe me vinin perpara: vere, whisky, vodka, birre. Shume birre. Nuk ndala se piri alkol dhe ne fund mu desh te largohem nga Interi.”
E eshte pikerisht klubi zikalter qe kerkoi te bente te pamunduren me te dhe qe tentoi ta mbronte e ta rekuperonte, por qe ne ate kohe ishte e pamundur.
Ja cfare thote me tej Adriano:
“Nuk dija si ta ndaloja e nuk dija as si ta fshehja. Shkoja i dehur ne stervitje ne mengjes.”
“U prezantoja ne qendren stervitore ne Appiano Gentile edhe pse isha totalisht i dehur.”
“Tek Interi me mernin dhe me conin te flija ne infermieri ose ne palester dhe shtypit i thonin se po stervitet ne palester se ka probleme muskulare.”
“Interi beri gjithcka per mua, por fakteqisht problemi ishte diku tjeter. E kuptova vone qe problemin e kishin personat qe me rrethonin.”
“Ata me flisnin vetem per festa, femra dhe alkol. Pa u menduar fare per asgje. Duke u rikthyer ne Brazil hoqa dore nga milionat por gjera lumturine time.”