Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

626 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Serie A, gati te ndodhe Calciopoli 2? “Guardia di Finanza sekuestron dokumentat ne seline e Juventusit: po hetohen per…”

Serie A, gati te ndodhe Calciopoli 2? “Guardia di Finanza sekuestron dokumentat ne seline e Juventusit: po hetohen per…”
Inter Club Staff

Me sa duket dicka shume e rendesishme ka ndodhur dje gjate oreve te mbremjes ne Itali dhe ne vecanti ne Torino.

Duket se Guardia di Finanza, pas nje urdheri nga Prokuroria e Torinos ka shkuar ne nje vizite blitz ne seline e Juventusit dhe ka sekuestruar te gjithe dokumentat e transferimeve te bera nga klubi.

Ata kane kerkuar ne vecanti te gjitha dokumentat qe kane te bejne me transferimet e lojtareve nga viti 2018 deri ne vitin 2019.

Sipas Corriere dellla Sera nderkohe, nder njerezit e hetuar jane Andrea Agnelli, Pavel Nedved dhe ish-drejtori sportiv, Fabio Paratici. Por cfare po ndodh?

“Me sa duket, Juventusi po hetohet per bilanc fals, si dhe per rritje ne menyre artificiale te vleres se kartonave te lojtareve”.

“Pra, hipoteza eshte se Juventusi ka shitur dhe blere lojtare per shifra marramendese, por keto shifra nuk kane qene aspak reale.”

“Ne baze te ligjit te pergjegjesise se shoqerive, kjo gje konsiderohet si krim ekonomik dhe denimet jane shume te renda.”

“Priten te reja nga momenti ne moment, por rreziqet sidomos per personat qe jane perfshire ne kete skandal mund te jene vertete serioze.”

Nderkohe, te gjitheve i vjen ne mendje nje skandal i ngjashem i Juventusit qe ka ndodhur jo shume kohe me pare si Calciopoli ku gjithcka filloi me nje hetim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.