Biasin kesaj radhe kritikon ashper Interin: “Nje hap prapa. Inter duhet te filloje te pretendoje me shume nga…”
Fabrizio Biasin njihet si nje gazetar me bindje zikalter (eshte tifoz i Interit) por shpesh here ne gjykimet e tij ai tenton te jete i drejte.
Keshtu, Interi ka dale sot nga fusha e lojes me nje barazim 1-1 ndaj Lazios dhe ai nuk eshte aspak dakort me kete rezultat.
Por Biasin nder te tjera thote se te pakten rruga eshte e gjate dhe asgje nuk perfundon ne Rome per Interin.
Por sipas tij, hapat e bere nga Interi ne kete ndeshje nuk jane aspak perpara por prapa. Me poshte mund te lexoni dhe fjalet e tij te plota.
bias
“Ka qene nje Inter konfuz. Nje Inter qe ka treguar edhe limite ne menaxhimin e situates duke pare se ngeli edhe vete me 10 lojtare.”
“Perballe ishte nje kundershtar i forte dhe Interi nuk arriti dot te dilte nga fusha me objektivin e vene perpara ndeshjes: fitoren e saj.”
“Interi duhet te filloje te shpresoje me pak te individet por te pretendoje me shume nga loja e saj, nje loje qe ka ardhur ne rritje.”
“Ky rezultat per mua eshte nje hap prapa, por per fatin tone te mire, eshte nje rruge e gjate te cilen Interi sapo e ka nisur.”