Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

526 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet tranjeri i pare i Lukakut: “Romelun e kane akuzuar edhe se ka fallcifikuar moshen. Ai gjithmone…”

Inter, flet tranjeri i pare i Lukakut: “Romelun e kane akuzuar edhe se ka fallcifikuar moshen. Ai gjithmone…”
Inter Club Staff

Quhet Erwin Wosky, dhe ka qene per vite me radhe tranjeri i te rinjve te Koninklijke Rupel Boom Football Club, klub nga i cili ka dale Romelu Lukaku dhe qe ka luajtur qe ne moshen 7 vjecare.

“Qe atehere e shikoja qe bente diferencen ne fushen e lojes – tregon ai per Tuttosport – ka qene nje gjigand i mire edhe kur ishte i vogel.”

“Donte te behej nje profesionist si babai Roger. Te dhenat e tij ishin te padiskutueshme ne fushen e lojes.”

“Kundershtaret ankoheshin gjithmone per fizikun e tij te pabesueshem, mendonin se perballe kishin nje lojtar me te madh ne moshe se ajo e deklaruar.

“Ka pasur edhe akuza te ndryshme per fallcifikimin e moshes se tij edhe nga tranjere qe shikonin skuadrat e tyre te shtypura nga nje lojtar i vetem.”

“Por Lukaku ka lindur ne Belgjike, cdo lloj hipoteze bie poshte sepse eshte e pamundur te genjesh per dicka te tille ketu.”

Wosky tregon nderkohe se Lukaku qe ne ate moshe ishte shume thelbesor per skuadren e tij.

“Ai futej ne fushe dhe shenonte nje mal me gola. Jam i bindur se ai tani do qe te hyje ne historine e Interit.”

“Shpresoj shume qe te fitoje klasifikimin e golashenuesve te zikalterit. Duhet te arrije te pakten te 25-30 gola ne kampionat.”

“Topin e arte? Une kam besuar gjithmone se mund ta fitoje vertete nje dite. Boll me Messi dhe Ronaldo. Topin e arte vjet duhet tja kishin dhene Robert Lewandowskit.”

“Qe ne edicionet e kaluara Lukaku ka merituar nje pozicion me te mire. Nese Interi fiton kampionatin dhe Belgjika Europianin, Romelu mund te kete mundesi te medha per ta bere kete.”

Per ish-teknikun nderkohe, ajo qe ka ndodhur me Ibrahimovic ne derbin e Kupes se Italise, ka nje shpjegim.

“Per Romelu, mamaja e tij ka qene gjithmone nje person i paprekshem ne menyre te drejte.”

“Ajo ka qene nje fare perendeshe per te. Nese ti i thua dicka qe tregon mungese respekti per te, ai merzitej pafundesisht shume.”

“Thjesht nje tregues dashurie per nje femije qe e do shume nenen e tij. Por pergjigjen me te mire Lukaku e ka dhene me kembet e tij ne kampionat, ku i tregoi Ibres shume gjera.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.