Pioli e pranon me ne fund: “E drejte qe Milani te jete ambicioz, por me pas shikon Interin dhe…”
Edhe nje ndalese tjeter per Milanin ne kampionat dhe Stefano Pioli ka arritur te marre vetem nje barazim ne shtepine e Genoas qe qarkullon prej javesh ne vendet e fundit te klasifikimit.
Nderkohe, ne fund te ndeshjes, tekniku i Milanit e ka pranuar me ne fund se Milani eshte larg nivelit te Interit apo Juventusit.
“Ibrahimovic ka folur per nje enderr merkato, dhe eshte e drejte qe nje skuader si Milani te jete ambicioze.”
“Por rezultatet qe po bejme tregojne se jemi nje skuader kompetitive qe mund te luftoje me skuadrat me te forta, por per me shume eshte e veshtire.”
“Pasi thua kete, me pas shikon se ne gare eshte edhe nje skuader si Interi dhe si Juventusi, qe nuk e kuptoj pse disa thone se nuk jane favorite.”
“Interi eshte nje skuader e perforcuar ndjeshem, pretendente dhe Juventusi eshte nje klub qe ka fituar nente here radhazi kampionatin.
“Pastaj, Interi ka qene ajo skuader qe ka dale vetem 1 pike larg Juventusit vitin e kaluar, as kete mos e harroni.”
Por pastaj, ata jane perforcuar akoma me shume, apo jo? Ne duam te luftojme, por eshte e qarte se lojtaret e forte duhet ti kemi ne dispozicion, ndryshe behet shume e veshtire. Por duke pare edhe kundershtaret, nuk eshte kaq e thjeshte sa e bejne te duket disa…”