Eriksen, del ne pah nje hipoteze e mrekullueshme? “Ja lajmi i madh: Interi po mendon ne kete moment se…”
Vazhdon qe te jete nje teme shume e rendesishme tek Interi e ardhmja e Christian Eriksen ne kete merkato janari.
Mesfushori zikalter nuk eshte aspak qendror ne projektin e Antonio Contes, ashtu si eshte konfirmuar edhe nga vete Beppe Marotta.
Por me sa duket, zikalterit po e kane shume te veshtire te gjejne nje klub per te transferuar lojtarin e kjo gje ka nxjerre ne pah nje hipoteze.
Me te apasionuarit ndaj Eriksen do e quanin kete “nje hipoteze te mrekullueshme”, sepse mund te sjelle qendrimin e danezit ne Milano dhe perfshirjen e tij ne skemat e Contes.
Per kete ‘problem’ flet diten e sotme edhe Fabrizio Biasin ne editorialin e tij te Tuttomercatoweb.com, cili shkruan se per te deri me tani nuk ka ardhur asnje oferte e vetme ne kete merkato dimri.
Por ai nder te tjera hedh ne tavoline nje hipoteze e cila nuk eshte menduar si e mundshme deri me tani: po sikur Eriksen te qendroje te Interi?
“Nuk ka asnje oferte per Eriksen. Pra, ai i pelqen shume skuadrave, por te gjitha keto skuadra e duan ate ne huazim.”
“Pertej ndonje surprize te papritur, danezi do te qendroje ne Milano. Po po, ky eshte nje fakt tani. A do te luaje? Me te gjitha gjasat po. A do te perfshihet ne skemat e Contes? Me siguri me shume se sa tani.”