Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

415 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohen detaje te tjera nga sherri Maresca-Conte ne tunel: “Gjithcka u ndez ne momentin qe arbitri…”

Inter, zbulohen detaje te tjera nga sherri Maresca-Conte ne tunel: “Gjithcka u ndez ne momentin qe arbitri…”
Inter Club Staff

“Perkatesi ndaj fanelles dhe deshire per te fituar”. Me keto fjale foli Antonio Contes pasi u perball me arbitrin e Udinese-Inter, Maresca, autor i disa zgjedhjeve te gabuara ne fushe.

Corriere dello Sport ka ndertuar edhe njehere gjithcka cfare ndodhi te shtunen menjehere pas ndeshjes, duke nxjere ne pah edhe detaje te tjera.

“Skena ka ndodhur ne syte e shume personave, sepse gjithcka ka ndodhur ne tunelin qe lidh fushen me dhomat e zhveshjes.”

“Ate skene e kane pare drejtues, teknike, staf dhe disa lojtare. Deshimtaret tregojne se si te kjo proteste ka marre pjese edhe Conte, por eshte zevendesi i tij Stellini.”

“Edhe pse ky i fundit (qe gjithesesi rrezikon nje skualifikim) ka qene me pak i nxehte ne krahasim me Conten.”

“Tranjeri interist po priste Marescen ne tunel, pasi ka marre karton te kuq, keshtu si Oriali e ka pritur ne fushe pas vershellimes se fundit.”

“Ish-legjenda zikalter gjithesesi nuk ka marre pjese ne kete proteste te madhe qe tranjeri i Interit ka bere ne fund te ndeshjes.”

“Ai po e priste arbitrin i xhindosur ne tunel, po e ndiqte me nje shikim teper te ashper gjate gjithe kohes e mezi po priste te perballej.”

“Conte, sapo ka pare qe arbitri u afrua, ka filluar te ngreje zerin ne drejtim te tij. Po Maresca, cfare beri?”

“Ne menyre te cuditshme nuk e ka injoruar dhe nuk ka vazhduar per ne dhomat e zhveshjes, po ka shkuar ne drejtim te tij.”

“Ka bere pikerisht ate qe nje arbiter nuk kishte bere me pare: eshte afruar me Conten dhe te dy jane afruar ne menyre shume te rrezikshme ku per pak caste te gjithe menduan me te keqen: nje sherr fizik.”

“Edhe pse nuk jane ngritur duart, duket se eshte dashur nderhyrja e personave prezent aty per ti ndare e per ti mbajtur ata te dy.”

“Maresca me sa duket ka pranuar sfiden e Contes, dhe ajo qe ka bere qe Antonio te cmendet, ka qene fraza e tij.”

“Ai i tha Contes ‘Duhet ta pranosh kur nuk fiton dot’, por pas disa shkembime batutash, Conte i ka thene atij: ‘Mos me shiko me kete fytyre aspak’.”

“Dikush prezent ne ate perballje flet edhe se kjo fraze ka mbaruar edhe me nje ofendim (“mos me shiko me kete fytyre prej krimineli”).

Por ka te tjere, qe nuk e kane mbeshtetur kete. Gjithesesi, rreziku per Conten mbetet i larte.

Burimi i lajmit: Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.