Perplasja Lukaku-Ibrahimovic, Zlatan vazhdon me arrogancen e tij: “Ne boten e Zlatan nuk ka…”
Gjate derbit te djeshem ne Kupen e Italise eshte pare nje perplasje shume e ashper ndermjet Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimovic.
Ka qene pikerisht lojtari i Milanit ai qe ka ofenduar fillimisht lojtarin belg zikalter, duke filluar me ofendime nga mamaja.
Me pas ai ka vazhduar edhe me ofendime te tjera me karakter fetar dhe racizem per shkak te origjines, duke qene se ka ofenduar fene te cilen praktikon mamaja e tij.
Por me sa duket, Zlatan Ibrahimovic nuk mendon aspak se ka bere ndonje gabim dhe ka bere sot nje deklarate zyrtare per kete ceshtje.
Ai ka vazhduar me arrogancen e tij, edhe pse e pane te gjithe ate qe ai beri ne fushen e lojes ndaj Lukaku.
“Ne boten e Zlatan nuk ka aspak vend per racizem. Ne jemi te gjithe njerez te te njejtes rrace, jemi te gjithe te barabarte.”
“Jemi te gjithe lojtare por disa jane me te mire se te tjeret…” – ka deklaruar ai ne nje postim zyrtar ne Twitter.
Keshtu, Zlatan nuk mendon se ka bere racizem dje ndaj Lukaku, por me sa duket, sipas tij, ato gjera qe i tha Lukakut dje kane qene gjera totalisht normale.