Inter, i pari qe flet eshte Dumfries: “Cfare fitore e madhe, ndeshje shume e bukur. E dini si u ndjeva sot? Sikur…”
Inter sapo ka fituar ndeshjen aspak te lehte ndaj Romes qe nuk humbiste ne Serie A prej 11 ndeshjesh ne Meazza.
Zikalterit e kane hedhur skuadren e Jose Mourinhos ne tapet qe ne pjesen e pare me dy gola dhe me pas ne te dyten kane mbyllur gjithcka me golin e trete.
Nderkohe, i pari qe flet per mediat eshte nje nga heronjte e skuadres zikalter dhe autori i golit te pare: Denzel Dumfries.
Keto kane qene fjalet e tij: “Nuk ka qene aspak e lehte. Roma ka bere nje ndeshje shume te mire por ne kemi bere gjithcka.”
“Per ne ishte shume e rendesishme te fitonim sot dhe kemi mbrojtur ne menyren e duhur duke bere perpara ate qe duhet te benim.”
“Goli im i peste ne kete sezon? E dini si jam ndjere sot? Si ne shtepine time. San Siro tashme eshte kjo, shtepia ime.”
“Tifozet kane qene fantastik dhe per mua mbeshtetja e tyre ka qene shume thelbesore. D’Ambrosio me ka ndihmuar shume te ambientohem ketu.”
“Mendja jone eshte direkt te ndeshja e radhes dhe po mendojme hap pas hapi. Per Scudetton ka kohe. Po luajme mire dhe duhet te vazhdojme keshtu.”