Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

325 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Allegri luan me karta te hapura: “Ja tre lojtare qe do te jene ne formacion. Nuk do luajme me Interin per…”

Allegri luan me karta te hapura: “Ja tre lojtare qe do te jene ne formacion. Nuk do luajme me Interin per…”
Inter Club Staff

Vetem gjysme ore pasi foli Simone Inzaghi, perpara mediave dje ka dale Massimiliano Allegri per te folur edhe ai per ndeshjen.

Keto kane qene fjalet e tij:

Si eshte skuadra dhe si vjen ne kete ndeshje ndaj Interit?

“Se si vjen, do e shohim neser. Por mund te them se jemi mire. Kemi rekuperuar Chiellinin. Bonucci do te jete ne pankine.”

“Nderkohe, Zakaria dhe Alex Sandro jane te rekuperuar. Prandaj, te gjithe jemi mire ne cdo repart. Ndihemi mire.”

Si e ke pare Dybala?

“Nese jua them qe tani se Dybala do te luaje. Keshtu jeni te gjithe te lumtur dhe do te shkruani ato titujt tuaj.”

“Nuk me keni munguar as keto dite pushimi dhe pse kam 20 dite pa ju pare…”

Mungesa e rinovimit te Dybala eshte nje zgjedhje e jotja teknike?

“Me klubin ne vendosim bashke per cdo gje. Kur flasim per menyren se si une jap idete e mia, ben pjese edhe kjo. Zgjedhjet i bajme te gjithe bashke.”

Titullar edhe Alex Sandro dhe Zakaria?

“Alex Sandro po, Zakaria duhet te shoh. Chiellini eshte mire dhe do te luaje.”

Ke thene gjithmone se Itner eshte favorite por tani eshte ne nje moment delikat. Sa peshon kjo finale Scudetto?

“Eshte e veshtire te themi favorite, por eshte nje nga kadidatet bashke me dy skuadrat e tjera. Neser duhet te bejme nje ndeshje te madhe sepse perballe do te kemi Kampionet e Italise.”

“Kemi barazuar ne Milano, kemi humbur ne Superkupe dhe mbase neser eshte radha jone…”

Kush digjet me shume nese humb neser?

“Une flas per vete. Juventusi duhet te mendoje per vendin e katert. Jemi potencialisht +5 nga Atalanta por kemi shume pike perpara. Neser do e shohim ku do jemi.”

Eshte nje rastesi qe Inzaghi te ka mundur vetem ne ndeshje teke?

“Po, rastesi. Ai eshte me me fat te ndeshjet teke. Shpresoj qe neve te jemi me me shume fat neser.”

A te stimulon fakti se me nje fitore ndaj Interit i nxjer jashte nga gara Scudetto ata?

“Nuk do te luajme per te bere qe Interi te humbase Scudetton por per te bere pike per vendin e katert. Objektivi Champions League per ne eshte i gjalle.”

Ti e njeh Marotten. Do habiteshe ta shikoje Dybala te Interi sezonin tjeter?

“Nuk bej merkaton e Juventusit, por jap vetem disa indikacione. Imagjino te Interit… Pse me beni te bej merkaton e tyre. Ajo qe ka rendesi eshte fusha.”

Bernardeschi mund te luaje nga minuta e pare?

“Bernardeschi mund te jete titullar. Eshte i rekuperuar dhe ndihet shume mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.