Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

516 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Balotelli del hapur: “Nese ndonje interist me ka urryer, e kuptoj. Nuk e kam thene asnjehere, por une kam dashur…”

Balotelli del hapur: “Nese ndonje interist me ka urryer, e kuptoj. Nuk e kam thene asnjehere, por une kam dashur…”
Inter Club Staff

Diten e sotme kane dale ne pah fjalet e plota te Mario Balotellit per mikrofonat e DAZN ku ai flet edhe per kohen e tij tek Interi.

Gjithcka italiani e nis keshtu: “Une jam i lumtur per karrieren time. Kam fituar gjithcka ne nivel klubi deri me tani.”

“Me mungon dicka me kombetaren, eshte dicka qe me vjen keq. Por shpresoj te mos jete shume vone per mua.”

Cfare emocioni ka qene te ktheheshe ne kombetare?

“Kam qene vertete i lumtur. Ishte nje stage, por jam emocionuar sepse nuk e prisja. Prisja cdo gje por jo ate grumbullim.”

“Uroj qe Italia te shkoje ne Boteror. Maqedonia ne leter eshte me e dobet, por nuk duhet nenvleresuar. Por as Turqia.”

Momenti me i bukur?

“Europiani patjeter. Debutimin tim e ve me pas. Gezimi me Gjermanine? Isha pak me me shume muskuj, tani jam me i shendoshe. Nese humbas disa kile, jam perfekt.”

Mancini cfare paraqet per ty?

“Ne karrieren tim ai me ka bere qe te nis gjithcka me Interin. Kishte nje situate me Ibren qe nuk ishte mire, Adriano ndonjehere ishte ndonjehere jo.”

“Ishte Cruz, Crespo dhe jo cdo tranjer do e kishte bere ate gje.”

Inter?

“Nese ndonje tifoz me urren apo me ka urryer, e kuptoj. Per historine e bluzes, apo qe shkova tek Interi… Nese dikush me ka ofenduar, jo me racizem, une e kuptoj.”

Do e hidhje perseri fanellen?

“Une do e fshija ate gjes nese do te mundesha. I dua shume tifozet e Interit. Ne ate ndeshje me Barcelonen jam futur mire. Kam gabuar nje pasim dhe me vershellyen.”

“E kam marre shume keq, nuk me kishte ndodhur kurre. Nuk e kam thene ndonjehere, por do te me kishte pelqyer shume te isha bere nej legjende e Interit.”

“Me Morattin kisha folur, objektivi ishte ai. Moratti ishte i pakapshem. Me kishte dhuruar nje monedhe ari dhe aty per aty i thashe se cfare ishte? Nuk e kuptoja.”

“E mora me vete dhe ja tregova Materazzit. Me tha se dicka te tille ja kishte dhuruar vetem Ronaldos, Recobes, Adrianos dhe Ibres.”

“Aty e kuptova se cfare do te thoshte ajo dhurate dhe me mbeti brenda ne zemer. Eshte i paaritshem si njeri dhe si gjithcka. Ate monedhe e kam edhe sot.”

Do te kthehesh ne Itali?

“E veshtire. Ne Itali mendoj se eshte e veshtire.”

Do te kishim pare mire ne Napoli.

“Thuaja De Laurentiis, nese nuk do te ishte per te, do isha te Napoli prej 10 vitesh. Une jam i dashuruar me Napolin, do te kisha luajtur gjithmone. Aty ka lindur vajza ime, i kam thene Ranioles qe do te me kishte pelqyer shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.