Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

438 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barella, zbulohet oferta e fundit qe ai ka marre: “Ai ka ne dore tashme qe te behet ose jo nje…”

Barella, zbulohet oferta e fundit qe ai ka marre: “Ai ka ne dore tashme qe te behet ose jo nje…”
Inter Club Staff

I paprekshem per Conten, i trajtuar mire nga drejtuesit, idhull i tifozeve: Nicolo Barella, 24 vjec (sapo i ka mbushur) ka ardhur ne Milano vetem sezonin e shkuar.

Por ai perfaqeson te tashmen dhe te ardhmen e Interit. Mesfushori zikalter ka bere nje tjeter kapercim ne karrieren e tij, dhe gjithcka te ben te mendosh se ai do te jete nje njeri thelbesor ne projektin e Interit.

Qellimi i klubit eshte ai qe te blindohet sa me shpejt dhe sipas Tuttosport, rruga tashme eshte percaktuar per te.

“Mesfushori nga Cagliari, po rritet shume shpejt ne hirarkine e Interit. Deri perpara disa muajve, sidomos mes tifozeve, lojtari qe ishte i perzgjedhuri per te pasuar Samir Handanovic si kapiten, quhej Milan Skriniar.”

“Por sot qe po flasim, Barella eshte pa dyshim i pari ne cdo exit poll. Barella per tifozet e Interit eshte simboli i ri i interizmit.”

“Eshte lojtari qe per shpirt dhe rrugen qe po ndjek, i ngjan me shume Javier Zanettit, kapitenit te fundit fitues.”

“Nje Top Player ne fushe, por jashte Barella po studion si kapiten, me mbeshtetjen qe klubi ka te ai, italian dhe lojtar i kombetares, duket se do te jete flamuri zikalter i se nesermes.”

“I marre te Cagliari ne veren e 2019, me nje vleresim 40,5 milione euro plus bonuse, Barella ka firmosur me Interin nje kontrate deri ne 30 qershor 2024, me nje rroge prej 2,5 milione eurosh ne sezon.”

“Sot ne skuader ka plot 10 lojtare qe fitojne me shume se ai, por Beppe Marotta, pasi ka gjetur marreveshjen per rinovimin e Lautaro Martinez, Bastoni dhe De Vrij, shume shpejt do te flase edhe me te.”

“Interi natyrisht do qe te blindoje lojtarin perfundimisht. Kontrata do te zgjatet me nje ose dy vite, nderkohe rroga do te rritet ne shifra te ngjashme me ato qe do te marre Lautaro, pra rreth 4,5-5 milione euro.”

“E kur Handanovic te largohet nga skuadra (ne 2022 pa zgjatje kontrate), Nicolo do te marre shirtin e kapitenit te Interit e do te kthehet ne nje simbol te mirefillte ne Milanon zikalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.