Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

633 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Calhanoglu nuk permbahet: “Kam ardhur te Inter per te fituar. Penalltia ndaj Juventusit? Para se ta gjuaja e dija qe…”

Calhanoglu nuk permbahet: “Kam ardhur te Inter per te fituar. Penalltia ndaj Juventusit? Para se ta gjuaja e dija qe…”
Inter Club Staff

Hakan Calhanoglu, mesfushori i Interit, ka dhene nje interviste diten e sotme per Sport Mediaset dhe flet per shume tema.

Keto kane qene fjalet e tij te plota:

A ka qene penalltia me e rendesishme ne karrieren tende?

“Po, ka qene topi shume i rende ne ate moment. Donim te fitonim ndeshjen. Te e para kam gabuar por te e dyta e mendova qe me pare qe ai top do te perfundonte ne rrjete.”

“Kisha besim te plote. Pas golit isha shume i lumtur sepse ishte nje gol i rende. Kemi fituar dhe kjo ka rendesi.”

Cfare ke menduar ne ato momente? Mendove tja lesh dikujt tjeter?

“Jo, nuk mendoja per kete. Isha i sigurt qe do te shenoja. Kam besim te goditja ime une. Isha i bindur: thashe do e gjuaj vete.”

“Te gjitha penalltitet te shenuara? Jam i lumtur. Dua te vazhdoj keshtu.”

Pse ke kerkuar falje?

“Per gabimin, e dija se sa shume vlente ajo ndeshje. Interi nuk fitonte prej 10 vitesh ne Torino, kam kerkuar falje per ate moment frike qe i shkaktova tifozeve.”

Sa e rendesishme eshte kjo fitore per finalen?

“Kjo ndeshje te jep dicka me shume. Nuk eshte e thjeshte te fitosh me Juventusin. Duhet te vazhdojme dhe mbase skemi bere ndeshjen me te mire, por pak na intereson. Donim vetem tre piket.”

Tani e ka radhen Verona.

“Shohim perpara. Duam te fitojme ne shtepi me tifozet tane qe jane gjithmone me neve. Tani jemi ne nje moment te mire. Jemi te gjithe pozitive dhe duam te fitojme Scudetton.”

Fitorja jep nje shtyse?

“Shpresoj, tani nuk mund te gabojme me. Duhet te marrim te gjitha piket qe kemi perpara.”

Do kapesh 10 gola kete sezon?

“Dua te jap maksimumin. Kur erdha e dija qe nuk do te ishte e thjeshte te zevendesoja Eriksen. Kane fituar nej Scudetto edhem e Hakimin, por kane ardhur te tjere lojtare te forte. Nuk shoh statistikat, por jam i lumtur.”

Tani me shume se kurre besoni te Scudetto?

“Ne besojme, nuk me pelqen te flas shume gjithesesi. Por qe besojme, besojme, e do ta bejme deri ne fund.”

“Dua te qendroj ketu tek Interi sa me shume. Endrren time e dini: enderroj te fitoj Scudetton me Interin dhe te mos merzitem (qesh).”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.