Candreva: “Inter, deri tani bilanci eshte negativ. Objektiv mbetet te kapim Champions League”.
“Bilanci yne nuk eshte ai qe prisnim, tani kemi filluar nje perjudhe pozitive qe shpresojme ta vazhdojme gjate pjeses se dyte te kampionatit”. Keto ishin fjalet e Antonio Candreva i cili ka komentuar muajt e pare te tij tek skuadra e Inter. “Kemi filluar me veshtiresi, per fajin tone. Tani kemi kthyer faqen e mund te permiresohemi duke u ngjitur ne klasifikimin e kampionatit. Objektivi i pare eshte Champions, nje Top Club si Inter duhet te jete ne kompeticionet me te rendesishme. Ndryshimi i trajnerve? Pioli eshte i lumtur dhe i pergatitur, kam punuar me te 1 vite e gjysem e kam luajtur mire. Shpresoj te na jap nje dore te mire. Me Inter shpresoj te fitojme ne vitet e ardhshme, me Kombetaren objektiv eshte te jem protagonist ne Russi”.