Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

537 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano eshte i pabesueshem: “De Paul? Eshte kot si puna e Barella. Ai eshte nje lojtar qe do…”

Cassano eshte i pabesueshem: “De Paul? Eshte kot si puna e Barella. Ai eshte nje lojtar qe do…”
Inter Club Staff

Ai tashme eshte nje i ftuar i zakonshem ne BoboTV, kanalin ne Twitch qe drejtohet nga Bobo Vieri.

Po flasim per Antonio Cassanon qe perseri nuk ka ndenjur dot pa komentuar ate qe po ndodh tek Interi dhe kesaj radhe eshte futur edhe ne diskutime merkatoje.

Por ai ka prekur edhe lojtarin zikalter, Niccolo Barella, qe duket se Cassano nuk ka aspak simpati per ate si lojtar.

“Interi kerkon De Paul? Mua De Paul nuk me pelqen. Me duket kot po ashtu si Barella. Une e kam thene me heret.”

“Barella per mua eshte nje lojtar qe nuk me ekzalton, nuk me emocionon. De Paul gjithashtu nuk me pelqen.”

“Pastaj me Lelen kam menduar: De Paul edhe pse sme pelqen, eshte nje lojtar qe mund te ndihmoje shume sepse mund te perdoret ne disa pozicione ne mesfushe.”

“Ai mund te luaje shume mire te Juvnetusi per shembull, edhe pse jo si zgjedhje e pare. Por nuk e shoh dot tek Interi.”

“Ai mund edhe te jete titullar i Argjentines, mund te beje nje kampionat te bukur me nje skuader normale por kaq.”

“Mund te jete nje lojtar per Juventusin, jo per 38 ndeshje natyrisht, por mund ta shoh mire aty. Te Juvja e shoh mire. Te Interi jo.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.