Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,052 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte nuk permbahet ne konference per shtyp: “Seriozisht e keni ju me keto qe thoni per Milanin? Per ne…”

Conte nuk permbahet ne konference per shtyp: “Seriozisht e keni ju me keto qe thoni per Milanin? Per ne…”
Inter Club Staff

Pasi ka punuar ne Appiano Gentile gjate gjithe javes pa pushim, dicka e rralle ne kete sezon, Antonio Conte eshte bere protagonist i konferences per shtyp nje dite perpara ndeshjes ashtu si eshte tradite tashme.

Ai ka folur keshtu perpara transfertes se Udines, ndeshja e fundit e xhiros se pare te kampionatit.

Keto kane qene fjalet e tij te plota ne shqip te perkthyera nga stafi i Inter Club Albania:

Udinese ka nje identitet dhe ka ditur se si te vere ne veshtiresi skuadrat qe jane perballur me te gjithmone. Si perballeni me nje kundershtar te tille?

“Nuk duhet te perballesh me askend pa i marre seriozisht ne Serie A. Sidomos nje skuader si puna e Udineses.”

“Nje skuader fizike, me nje identitet te sakte, e strukturuar. Ka lojtare qe luftojne, me kualitet, te forte ne kundersulme.”

“Nje ndeshje per te mos u nenvleresuar dhe per tu pergatitur shume mire, ashtu si une mendoj se kemi bere nderkohe.”

“Eshte nje ndeshje e veshtire nga shume kendveshtrime. Kemi pare kunder Atalantes qe ata mund te krijojne veshtiresi ndaj te gjitheve.”

Ne cfare pike eshte Interi? Ajo me Juven ka qene ndeshja perfekte e Interit?

“Kur mund nje skuader te forte si Juventusi ti duhet te kesh bere nje ndeshje shume  te mire, duke gabuar shume pak.”

“Ne kemi qene te zotet qe te shfrytezonim pikat e tyre te dobta, kemi qene teper te kujdesshem ne mos berjen e asnje gabimi.”

“Nje ndeshje qe na ka dhene tre piket por qe na ka bere te kuptojme se jemi ne rrugen e duhur, edhe pse e dime qe rruge ka ende shume dhe duhet te punojme akoma me shume.”

“Jane ndeshje qe duhet te na japin akoma me shume entuziazem per te punuar edhe me shume se me pare.”

Sa e rendesishme eshte qe te konfirmoheni?

“Interi, per histori dhe tradite, duhet te kerkoje maksimumin nga cdo ndeshje.”

“Neser nis gjithcka perseri, jane tre piket ne loje kunder nje skuadre shume te mire. Duhet te luajme ne te njejten menyre si luajtem edhe ndaj Juventusit.”

Interi dhe Milani e kane arritur keshtu Juventusin?

“Une e kam thene gjithmone qe e konsideroj kete kampionat me shtate skuadra qe mund te luajne per nje objektiv te dyfishte: kampionat dhe Champions League.”

“Kjo faze e pare e ka konfirmuar kete qe kam thene une, edhe pse dikush ka bere me pak se pritshmerite e dikush me shume.”

Te kesh dy ndeshje afer e afer mund te shtyje Interin qe te beje disa ndryshime ne formacion apo java e plote e punes do te beje qe te konfirmosh bllokun e lojtareve qe kemi pare kunder Juventusit?

“Keto diskutime behen vetem per Udinesen. Ne e dime shume mire se cfare rendesie ka kampionati , sepse luftojme per dy mundesi ndermjet kampionatit dhe zones Champions.”

“Por kampionati eshte prioritar dhe mbi te gjitha. Perpara cdo kompeticioni tjeter. Ju flisni per Milanin por une ju them cfare Milani thoni?”

“Sepse prioritet per ne eshte kampionati. Me pas do te mendojme per Milanin, pas ndeshjes se neserme.”

Nuk ka pasur gola te sulmuesve ne tre ndeshjet e fundit te kampionatit. Cfare do te thote kjo?

“Mendoj se kjo eshte nje situate shume e konsoliduar ne skuadrat e mia, ku nuk shenojne vetem sulmuesit.”

“Mendoj se edhe sezonin e shkuar kemi qene nje nga skuadrat qe kane derguar me se shumti lojtare tek goli.”

“Ne sulmojme edhe me mbrojtesa edhe me mesfushre dhe eshte e paevitueshme qe sulmuesit te kalojne ndonje ndeshje kshu, por duhet theksuar se edhe ata kane raste te konsiderueshme.”

“Nese te gjithe jane te perfshire, secili mund te shenoje. Kjo eshte dicka e mire.”

Fitorja ndaj Juventusit shenon ndryshimin e mentalitetit per Interin?

“Me siguri qe ne kemi nisur nje rrugetim, kete e kam thene gjithmone.”

“Qe prej nje viti e gjysem jane bere permiresime ne cdo kendveshtrim. Jo vetme ne fushen e lojes, por edhe ne mendesine me te cilen perballemi me ndeshjet.”

“Kemi nisur kete rrugetim per te arritur rritjen e te gjithe lojtareve sepse kjo eshte dicka shume e rendesishme: te gjithe duhet te rriten ne nivel teknik, taktik, mentalitet dhe perqendrimi.”

“Djemte po bejne ato hapat e nevojshem, dikush ne menyre me te shpejte e dikush ne menyre me te avashte.”

“Ka pasur momente veshtiresie, po pa keto momente, nuk mund te rritesh dot. Tani duhet qe marzhet e gabimeve ti kemi sa me te ulta.”

Si eshte Sanchez? Mendon se mund te luaje pak minuta duke qene se ka pasur nje demtim?

“Alexis vinte nga 120 minuta te luajtura kunder Fiorentines… Kaq.”

Rrugetimi qe po ben Interi te kujton ne ndonje menyre ate te Juventusit?

“Nuk me pelqen te bej krahasime me ate qe ka ndodhur me pare. Cdo situate duhet perballur ne menyren e duhur dhe nuk mund te kesh nje klishe identike.”

“E paevitueshme qe rritja te kaloje nga nje bindje qe ti ke. Nga fakti qe duhet te bindesh lojtaret qe ka vetem nje menyre per te bere dicka.”

“Me pune, duhet te arrish rezultate, por kur ato nuk vine, ti vihesh direkt ne diskutim.”

“Me siguri te gjithe punen e nje tekniku e shohim te ajo qe lojaret japin ne fushe, dhe e them me sinqeritet kete gje, une lojtareve i flas gjithmone me zemren ne dore.”

“Nuk shikoj tym une, e dine shume mire ata ate qe une mendoj. Kjo per mua eshte gjeja me e rendesishme e qe nuk shihet dot nga jashte.”

FcIN – Fitorja e Juventusit ne Superkupe i jep dimensionin e duhur fitores qe ka pasur Interi te dielen e kaluar?

“Neve na intereson pak nese dikush i jep dimensionin e duhur apo jo fitoreve tona. Ne i dime meritat qe kemi.”

“E dime qe kemi luajtur nje ndeshje shume te rendesishme. Juventusi edhe here te tjera ka pasur mungesa, por e kemi pare se nuk i ka vuajtur aq sa me ne.”

“Do te thote se kemi bere nje ndeshje teper te madhe. Por ska problem. E rendesishme eshte qe ne ti dime meritat tona. Se cfare mendojne te tjeret, ska rendesi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.