Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

783 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Dyshe e cuditshme Icardi-Osvaldo? Jo, jane te shumte dyshet e qendersulmuesve te Interit keto 30 vitet e fundit

Corriere – Dyshe e cuditshme Icardi-Osvaldo? Jo, jane te shumte dyshet e qendersulmuesve te Interit keto 30 vitet e fundit
Ardi Deda

E quajne ‘dyshe e cuditshme’: Icardi-Osvaldo, sipas Corriere dello Sport, mund te jene dyshja titullare ne transferten e Torinos, duke pare edhe problemin ne kavilje te Palacio. “Ne te vertete, per sa i perket skuadres zikalter, eshte tashme nje shenje e tradites. Ne 30 vitet e fundit, ne fakt, shpesh dhe me deshire Inter aty perpara eshte mbeshtetur mbi dy sulmues te pare. Dhe pothuajse gjithmone behet fjale per nje zgjedhje te deshiruar”. Shembujt? Mbi te gjithe Vieri-Ronaldo. Me pas edhe Vieri-Crespo, Vieri-Cruz, Vieri-Adriano, Ibrahimovic-Crespo. “Por per te fituar Tripleten, ka qene e nevojshme te ndryshohej. Keshtu me pare brenda Milito, pikerisht ne vend te suedezit, brenda ne fushe gjithashtu edhe Eto’o, qe tek Barcelona kishte qene nje goleador i jashtezakonshem si sulmues qendror ne nje trident. Epo mire, tek Inter, ne ate sezon magjik nuk luante si qendersulmues por si sulmues krahu, gati per tu kthyer deri ne mbrojtje. Por, me pas pa Mourinhon, pretendonte te kthehej ne rolin e tij… Pasi u ezaurua periudha e Eto’o (2011-2012), tek Inter qendruan Pazzini dhe Milito, qe se bashku, sipas Gasperinit, nuk mund te luanin. Por aventura e tij ne pankinen zikalter zgjati vetem 5 ndeshje zyrtare dhe ne javen e katert te kampionatit Moratti zgjodhi Ranierin, qe pergjate sezonit (dhe para se te pushohej) zgjodhi te synonte pikerisht mbi dyshen qendersulmuese”, lexohet ne gazete. Edhe ne vitet 80′ kujtohen dyshe qendersulmuese: Serena-Klinsmann dhe Altobelli-Rummenigge, qe per arsye te ndryshme, nuk konfirmuan plotesisht pritshmerite.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.