Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

345 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “Ja cfare donte te thoshte dje Interi me komunikaten per Eriksen: e sigurt qe…”

Corriere zbulon: “Ja cfare donte te thoshte dje Interi me komunikaten per Eriksen: e sigurt qe…”
Inter Club Staff

Cfare lidhje ka Eriksen me bilancin e Interit? Pse Interi zgjodhi diten e djeshme per nje komunikate per te?

Kjo dhe pyetje te tjera kane lindur ne mendjen e tifozeve te Interit pasi kane pare nje komunikate te Interit per Eriksen edhe pse shume nuk e kane kuptuar fiks se cfare klubi ka dashur te tregoje.

Kete gje mundohet ta shpjegoje ne numrin e saj te perdishem Corriere dello Sport, e cila futet me ne detaje te ceshtjes:

“Interi me sa duket me ate komunikate dje ka dashur te jete e qarte me aksioneret per ate qe mund te ndodhe ne muajt ne vazhdim.”

“Eriksen me 99% nuk do te mund te luaje dot ne Itali. Kjo per shkak se ai me te gjitha gjasat do te vazhdoje te mbaje te integruar ne trup defribilatorin. Me kete, ai nuk luan dot ne Serie A por ne nje kampionat si ai hollandezi po (Blind luan ashtu te Ajax).”

“Prandaj, nese Eriksen deri perpara 1 viti vlente te 50 milione eurot, ai mund te perfundoje duke u shitur te Ajax per nje shifer shume te ulet.”

“Kjo ka qene edhe arsyeja e komunikates se Interit: qe lojtari mund te shitet totalisht i zhvleresuar ekonomikisht per shkak te problemit te tij shendetesor.”

“Me fjale te tjera, Interi i ka pergatitur te gjithe qe te mos habiten per largimin e Eriksen qofte edhe me paramter zero edhe pse ai vlen me shume 15 milione euro ne bilanc. Per shkak te demtimit te tij dhe pamundesise per te mos luajtur me ne Itali, klubi mund te vendose ta shese lojtarin. Kjo ka qene e gjitha.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.