Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 28, 2020

Scroll to top

Top

2,593 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer: “Joao Mario sakrifikon per skuadren. Per momentin meritoj nje 7”.

De Boer: “Joao Mario sakrifikon per skuadren. Per momentin meritoj nje 7”.
  • On 29/10/2016, 17:30

Ne Appiano Gentile Frank de Boer ka mbajtur konferencen per ndeshjen e neserme kunder Sampdoria. Tekniku hollandez ne disa momente ka debatuar ashper me gazetaret. Ja intervista e plot:

Ndihesh me mire pas besimit te konfirmuar nga shoqeria? Jan decizive tre ndeshjet e ardhshme?
“Eshte gjithmon e rendesishme, ketu ne Appiano na ka dhen shume qetesi te gjitheve, stafit, lojtareve. Te lexonim lajme per shkarkimin tim nuk ishte dicka e bukur, por rendesi ka qe Suning ka qartesuar projektin ton. Eshte e lehte te punosh keshtu”.

Perse nuk provon te rikuperosh Kondogbia ashtu si Brozovic?
“Une i trajtoj te gjithe ne te njejten menyre. Brozovic eshte permiresuar, ai e kuptoj qe kishte gabuar, ka kerkuar falje dhe ka ndenjur jasht per 3 jave. Eshte stervitur mire, ka kuptuar se cfare duhet te bej ne fushe dhe eshte permiresuar. Te gjithe lojtaret duhet te shfrytezojne rastet”.

Kondogbia deri tani nuk ka reaguar?
“Jo akoma, nuk eshte i disponueshem as per neser. Po ben me te miren por duhet te permiresohet”.

Keni bere mire me Torinon, tani eshte me e lehte per te punuar ne permiresimin e detajeve?
“Nuk eshte asnjehere e lehte, duhet te kemi vazhdimesi. Duhet e njejta  disipline e perqendrim. Nuk dua te shikoj ne ate ritem vetem nje apo dy ndeshje, por te gjitha. Neser eshte nje mundesi e mire per te treguar se mund tja dalim”.

Cfare mendon per faktin se shume trajner jane propozuar per vendin tuaj?
“Nuk besoj se jane trajneret, por agjentet. Eshte normale, ne kete moment te gjithe presin mundesite per te fituar nje pankine, Inter eshte nje skauder e madhe, gjithmon do jete keshtu. Nuk shqetesohem por mendoj per te permiresuar skuadren. Kemi shume pune per te bere”.

Cfare duhet te kuptojne lojtaret e tu per te ndryshuar kete sezon?
“Kunder Torino, pervec rezultatit mund tju them lojtareve se keshtu mund te fitohet. Kam pare nje skuader unike, qe punoj sebashku. Duhet kohe pasi shume lojtar nuk kan luajtur ne 4-3-3. Nuk mjafton vetem nje ndeshje, me kete filozofi lojtaret kane kuptuar se mund te luajn mire”.

Moratti pas ndeshjes Atalanta-Inter ka treguar se eshte e veshtire dhe se lojtaret nuk te kuptojne. Je merzitur me lojtaret kur nuk kan dhen ate qe ti prisje?
“Isha me te vertet shume i merzitur pas ndeshjes ne Bergamo, pasi folem sesi duhet te luanim, ashtu si kunder Torino. Ne pjesen e dyte ne Bergamo ndryshuam disi, por ate ndeshje nuk dham maksimumin. Por mendoj se lojtaret e kuptuan qe gabuan dhe reaguan kunder Torino”.

Mund ta shohim Joao Mario si Playmaker edhe kur te kthehet Medel?
“Nuk eshte pozicioni i tij i preferuar, pasi luan me shume perpara. Per mua ka ber shume mire dhe nuk mendoj te ndryshoj. I pelqen te luaj me perpara, por eshte profesionist dhe mendon te ndihmoj skuadren, kjo eshte me e rendesishmja”.

Ne kete moment Eder eshte perpara Perisic, ku bazohesh per kete zgjedhje?
“Vlen gjendja fizike, stervitja, disiplina taktike, kundershtari. Pas gjith ketyre kam vendosur te luaj me Eder, por vlen vetem fitorja. Per mua vlen shume disiplina taktike. Eder po ben mire por per mua eshte e veshtire te zgjedh”.

Pas pushimit ne dhjetor, sipas Bolingbroke do jete nje rizgjim. Do e shohim Interin e vertet ne fillim te vitit te ri?
“Mund ta shohim qe neser, mund te jete afer ndeshjes se Torino. Ajo eshte skuadra e De Boer. Vitin tjeter do permiresohemi, por qe sot jam i lumtur pasi ndeshja e fundit ishte afer filozofis sime”.

Skualifikimi i Medel ka treguar se mesfusha tani eshte me afer filozofis suaj? Mund te jete kliani nje alternative ne mbrojtje?
“Une dua ti shikoj sebashku lojtaret jo vetem ne nje ndeshje, por per te gjitha. Jo vetem sot, por gjithmon. Jam i kenaqur me Medel pasi gjithmon jep 100%”.

FcIN – Nese do vleresoje veten nga fillimi deri tani, cfare note do i jepje? 
“Nje 7. Mund ti shikoj te gjithe ne fytyre, mu ne sy. Kam punuar shume, jashtezakonisht. Jemi nisur shume larg te tjereve, jo vetem si skuader por edhe si organizim e ne nje situate te tille shoenzohen shume energji. Kemi pasur ulje-ngritje, por duke pare se nga e nisem, duhet thene se kemi bere hapa te medhenj perpara. Vetes do i jepja nje 6,5 ne fakt, por profesori zakonisht kete note ta ben 7 ne deftese (qesh)…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.