Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

434 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio jep lajmin e madh: “Ja cfare po ndodh me Eriksen tek Interi: ata kane vendosur qe…”

Di Marzio jep lajmin e madh: “Ja cfare po ndodh me Eriksen tek Interi: ata kane vendosur qe…”
Inter Club Staff

Gianluca Di Marzio, ka folur per situaten kontraktuale te disa lojtareve tek Interi por edhe per te ardhmen e tyre ne Milano.

Eksperti i njohur i merkatos, eshte ndalur edhe te Christian Eriksen, dhe eshte munduar te shpjegoje se cfare po ndodh me te.

A po bindet Conte nga Eriksen?

“Me siguri qe Interi eshte me sulmues me te, sepse ai mund te luaje si mezzala ne fillim, por ne varesi te ndeshjes, ai mund te kaloje edhe trekuartist, per te ndihmuar sulmuesit.”

“Conte nuk shikon askend nga emri mbi shpine, ai nuk i hedh lojtaret ne fushe sepse dikush eshte Eriksen apo ndonje tjeter. Ai i zgjedh lojtaret per tem iren e Interit.”

“Per me shume, tani qe ka mbaruar merkato, edhe vete lojtari eshte me i qete. Ai po futet ne sintoni me skuadren dhe me ate qe kerkon tranjeri.”

“Edhe niveli i tij ne loje eshte rritur ndjeshem, por gjithashtu ne te njejten kohe, niveli teknik i lojtarit nuk duhet te diskutohet fare.”

“Conte e di shume mire qe ndeshje si ajo ndaj Lazios fitohen edhe me individualitete, e prandaj mbase beson te nje si Eriksen.”

“Por dua te theksoj se Interi ka marre nje vendim te rendesishem per Eriksen: gjithcka ka ndodhur me janar, gjate merkatos, ku zikalterit refuzuan oferta te rendesishme nga Premier League e sidomos ate te Leicester.”

E ardhmja e Handanovic?

“Ai ka rinovuar, ose me sakte do rinovoje. Por te fillohet gjuetia per nje pasardhes eshte normale. Duhet nje pasardhes qe te jete nje titullar.”

“Nje Musso me sakte. Ai mund ta filloje si rezerve apo duhet te vije direkt si titullar? Per te bere te paren, te duhet nje portier i ri.”

“Per te bere te dyten, duhet te marresh nje porteir qe eshte gati. Kjo eshte diferenca dhe une e shoh Musson te kategoria e dyte.”

Conte ka bere qe Bastoni te tregoje cilesite e tij perpara te gjitheve…

“E vertete, edhe ai eshte shume afer rinovimit te kontrates. Interi, ne cdo evolucion te pronareve, po kerkon qe te rregulloje disa situata per te ardhmen qe tani.”

“Pikerisht si situata e tij apo e Lautaros. Te shohim nese edhe Barella apo te tjere qe konsiderohen si shtylla te se ardhmes dhe qe kane merituar nje zgjatje kontrate do ta marrin ate.”

“Me aq sa di une, edhe agjenti i ish-lojtarit te Cagliarit do te arrije nje marreveshje rinovimi per Nicolo Barella.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.