Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

657 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Diego Godin, cfare fjalesh pas ndeshjes: “Fitore e merituar. E ardhmja? Me duket nuk e keni kuptuar: une dua te bej dicka te rendesishme per Interin.”

Diego Godin, cfare fjalesh pas ndeshjes: “Fitore e merituar. E ardhmja? Me duket nuk e keni kuptuar: une dua te bej dicka te rendesishme per Interin.”
Inter Club Staff

Interi arrin qe te permbyse rezultatin ndaj Torinos dhe te fitoje nje ndeshje te merituar qe i jep keshtu mundesine te kaloje Lazion ne klasifikim.

Menjehere pas vershellimes finale te arbitrit Massa, Diego Godin ka folur per mikrofonat e Sky Sport Italia per te komentuar suksesin.

“Kur ka nje moment veshtiresie, e rendesishme eshte te fitosh ne cdo menyre. Sot kemi fituar duke luajtur mire, nje ndeshje ku kemi pesuar nje gol te pamerituar por ne fushe merituam ne fitoren dhe e arritem ate.”

Tani jeni te dytet, por sa shume keqardhje per piket qe Interi ka humbur ne finalet e ndeshjeve?

“Ne shohim pas vetem per te mesuar dhe per te bere autokritike. Pastaj nuk mund te bejme asgje per te kaluaren, vetem per te ardhmen.”

“Tani jemi ne vendin e dyte. Kjo ka rendesi e kjo eshte ajo qe donim.”

Cfare duhet te beje Interi qe te thote se ka qene nje sezon i mire?

“Tani duhet te mendojme qe te fitojme ndeshjen e ardhshme. Me pas te shohim. E dime qe te arrijme afer Juventusit eshte e veshtire, por duhet te mendojme ndeshje pas ndeshje.”

A po shohim Godin me te mire ne loje?

“Po, ndeshje pas ndeshje po fitoj minuta dhe po gjej formen time me te mire. Dua te ndihmoj skuadren.”

Deshiron te japesh kontributin tend edhe sezonin e ardhshem?

“Me duket se nuk jemi kuptuar. Gjithmone, une dua te ndihmoj skuadren brenda dhe jashte fushe.”

“Ne karrieren time kam treguar mentalitetin tim fitues, te qenit pozitiv dhe kam punuar fort. Dua te bej dicka te rendesishme per Interin tek Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.