Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

254 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Diego Godin nuk harron Interin dhe i kushton disa fjale te bukura: “U largova, po. Por dua ti them te gjitheve se…”

Diego Godin nuk harron Interin dhe i kushton disa fjale te bukura: “U largova, po. Por dua ti them te gjitheve se…”
Inter Club Staff

Me sa duket edhe Diego Godin eshte shume i lumtur qe Interi ka fituar kampionatin dhe i ka kushtuar zikalterve disa fjale te bukura.

Edhe pse menyra e largimit te tij nuk ka qene nder me te bukurat, Godin duket se nuk ka hatermbetje per ate qe ka ndodhur.

Keto kane qene fjalet e mbrojtesit te Cagliarit: “Inter? U largova, po, por per hir te vertetes, une jam shume i lumtur per ish-shoket e mi te skuadres.”

“Per ata dhe per te gjithe personat e mrekullueshem qe punojne ne ate klub. Kemi bere vitin e shkuar nje pune te shkelqyer per rritjen e Interit.”

“Sot zikalterit kane nje skuader fantastike. Me lojtare shume te medhenj. Mendoj se Skudeto eshte e merituar plotesisht.”

“Vitin e shkuar kemi bere nje sezon teper te madh. Kemi arritur vetem nje pike poshte Juventusit dhe ne finalen e Europa League.”

“Kemi bere nje pune teper te madhe dhe kete vit ka ardhur si pasoje e punes se madhe vjet Skudeto dhe per kete jam i lumtur per Interin.”

“E kane merituar plotesisht ish-shoket e mi. Kam folur me te gjithe. I kam bere shume komplimenta. Shpetimi i Cagliarit eshte Skudeto im? Patjeter qe po.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.