Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,402 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejt 22-23, Inzaghi po mendon per ndryshimin e madh? “Ja si mund te ndryshoje formacioni i Interit: do kete nje…”

Drejt 22-23, Inzaghi po mendon per ndryshimin e madh? “Ja si mund te ndryshoje formacioni i Interit: do kete nje…”
Inter Club Staff

Nuk ka kohe as per te perfunduar sezonin sepse Inter dhe Simone Inzaghi po mendojne direkt per sezonin e ri.

Objektivi eshte ai qe te luhet qe nga fillimi e deri ne fund per te provuar per te fituar yllin e dyte qe ne Milano do te ishte historik.

Sipas asaj qe thote La Gazzetta dello Sport, Inter nga sezoni i ardhshem mund te luaje edhe ne menyre te ndryshme ne krahasim me kete sezon.

Po, sepse Inzaghi po mendon te ndryshoje skeme me ardhjen e mundshme te Mkhitaryan dhe te Paulo Dybala.

Si? Le ta shohim cfare thote La Gazzetta dello Sport me kujdes: 

“Per zikalterit do te kishte nje kapercim kualiteti perpara sepse teknikisht, ne skuader, Mkhitaryan me shume se sa rolin e Vecino, do te marre ate te Vidal.”

“Micki jep per klubin zikalter shume teknike, por edhe nje numer te larte golash dhe assiste, duke mos harruar edhe eksperience.”

“Me pas, Inter me te ne fushe mund te luaje pa frike me nje 3-4-1-2 qe eshte edhe ideja me e fundit e Simone Inzaghit per nje Inter qe mund te dhuroje shume kenaqesi per tifozet.”

“Nderkohe, me Dybala ne fushe, kjo skeme mund te behet direkt nje 3-4-2-1, me Mkhitaryan qe do luante me Dybala pas shpines se Lautaros. Por kujdes, sepse Mkhitaryan ne kete skeme mund te luaje pas shpines se sulmuesit edhe me Calhanoglu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.